Fushata vazhdon. Të ardhurat bien. Shpenzimet rriten. Dhe premtimet, gjithashtu.

Postuar në 14 Qershor, 2013 10:29

Jeni ngopur me lajme elektorale? Ja një lajm jo elektoral, i dhënë nga Top channel: “Të dhënat e fundit zyrtare tregojnë së muaji maj ishte katastrofik për financat e shtetit. Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat nga taksat ranë me 30 për qind krahasuar me majin e vitit 2012. Shifrat tregojnë se kjo është rënia më e madhe e të gjitha kohërave, duke nxjerrë jashtë parametrave ligjorë të gjithë treguesit e buxhetit. Në total si pesëmujor, të ardhurat e mbledhura në arkën e shtetit janë 10.7 miliardë lekë më pak se plani dhe mbi 7.6 miliardë lekë më të ulëta se një vit më parë. E thënë ndryshe, për pesë muajt e parë të vitit, shifra e të ardhurave që janë mbledhur në buxhet është më e ulëta e katër viteve të fundit.

Por teksa të ardhurat po bien me ritme të shpejta, në prag të zgjedhjeve qeveria ka rritur fort shpenzimet. Sipas shifrave, krahasuar me një vit më parë shpenzimet e shtetit janë rritur me 16 miliardë lekë ndërsa krahasuar me planin buxhetor të periduhës ato janë 6.3 miliardë lekë më shumë.   Rënia e të ardhurave dhe rritja e shpenzimeve e kanë cuar deficitin, vetëm për pesë muajt e parë në 425 milionë dollarë. Kjo është 2.2 herë më shumë se një vit më parë dhe 1.7 herë më shumë se plani i periudhës.

Lajmi i plotë i Top-it gjendet në linkun http://top-channel.tv/artikull.php?id=258867

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.