Vendimi i qeverisë për ngritjen e rrogave dhe pensioneve, guri i fundit zyrtar i fushatës elektorale

E zhilluar në një orë të vonë, e zhvilluar në një kohë të papërshtatshme, kur duhet edhe një javë që të zhvillohen zgjedhjet, pa llogaritur heshtjen zgjedhore , Kryeministri Berisha shfrytëzon mjetet e fundit që i kanë mbetur, miraton 44 vendime (44-numri simbol i PD në fletën e votimit). Këtë fakt e vë në dukje sot në faqen e parë gazeta “Shqip”.
“Mbledhja e qeverisë në një orë jo fort të zakonshme. Ka disa ligje të pa miratuara, janë plot 44 vendime për t’u miratuar. Sot do të miratojmë në parim rritjen e rrogave dhe pensioneve. Rrogat do të rriten deri në 6% dhe do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve, ka thënë Berisha, duke folur pastaj për kundërshtarin e tij politik, Ramën, se ai nuk flet kurrë për rritje rrogash dhe pensionesh, ai flet thjesht do ul këtë taksë dhe do rrisë këtë taksë nga e cila lind vetëm kaosi ekonomik”.
Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u vendos që rrogat do të rriten deri në 6% dhe…vendimi do të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve(!). Ndërsa për të zbutur disi ish të përndjekurit me të cilët nuk i ka patur punët aspak mirë këto kohët e fundit, Berisha ka vendosur edhe shpërndarjen e dëmshpërblimeve për 1040 të përndjekur politikë, për të cilët do të vihen në dispozicion rreth 45 milionë dollarë.
Zh.
Add new comment