Lufta e klaneve brenda PD mbërrin në media: transmetohet vetëm fushata e Bashës, por jo ajo e Topallit dhe Bodes

Çfarë po ndodh në PD? Në ç’stad ndodhet lufta e klaneve në selinë blu? Këtyre pyetjeve u përgjigjet Herion Mesi në gazetën Shqip të sotme, ku flitet për spastrimet dhe “eklipsimet” e figurave qendrore në PD, nga ana e Kryetarit Berisha.
Burime pranë selisë blu informojnë për Shqip se Berisha e ka bërë këtë spastrim me qëllim që të eliminojë zërat kundër tij dhe ndaj atij që besohet të jetë pasardhësi i tij, Lulzim Bashës. Zyrtarisht kryebashkiaku i Tiranës është caktuar si shefi i fushatës së PD-së në kryeqytet, por pjesëmarrja e tij po eklipson në media (duke marrë dhe kohë telvizive) fushatën e fortë të Topallit dhe Bodes në rrethe. Takimet që po zhvillojnë nëpër zonat e tyre elektorale si numri 2 i PD-së Jozefina Topalli në Shkodër, ashtu dhe sekretari i përgjithshëm i PD-së, Ridvan Bode, në Korçë, aktiviteti politik i Lulzim Bashës në Tiranë është ai të cilit po i jepet hapësira dhe zhurma mediatike. Madje, Basha ka eklipsuar dhe figura të tjera të rëndësishme në PD në këtë fushatë elektorale që PD-ja po zhvillon në Tiranë, atë të ministres së Integrimit, Majlinda Bregu.
k.c.
analiza e plotë:
http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/06/15/pd-eklipsohen-nga-fushata-topalli-e-bode/
Comments
Sali Berisha ndjek udhezimet
<p>Sali Berisha ndjek udhezimet e islamikut turk neo-osman Rexhep Taip Erdogan per "spastrimin" e pushtetit nga te ndryshmit. Nji shkodrane dhe nji korçar nuk mund te jene turq-islamike, sepse Shkodra dhe Korça kantradita kulture europiane. Ndersa Basha asht turk-osman kur u zgjodh kryetar bashkie ne Tirane theri simbas tradites arabo-islamike nji dash kurban, per kete arsye ai i ploteson te gjitha kushtet per ta zevendesu Sali Berishen.</p><p>Sa ma shume marrin force islamiket ne trojet shqiptare aqe ma shume i largohen Europes dhe aqe ma shume do te fuqizohen fqinjt tone sllavo-grek.</p><p>Vete mbeshtetja qe i bajne diktatorit turk Rexhep Erdogan nga mbeturinave turke ne Tetove dhe Gostivar tregon kahun e rrezikshem te shqiptarve te perzjer.</p><p>Europa bani mire qe i coptoi trojet shqiptare ne vitin 1913 me qellim qe ne Ballkan te mos rikrijohet nji Turqi osmane e vogel. </p>
Add new comment