Protestat ndaj mbylljes së ERT vazhdojnë. A do ia dalin ta mposhtin etjen për “reforma” të Samaras?

Mbyllja e TV publik grek ERT ka shkaktuar protesta të mëdha. (A thua do të ndodhnin edhe tek ne, kur në një moment u përfol edhe ideja se TVSh mund të privatizohej?)
Pas presionit dhe protestave masive për mbylljen e radio-televizionit publik, ERT, dhe nxjerrjes në rrugë të 2700 punonjësit është shoqëruar me protesta jo vetëm nga ana e tyre, por edhe nga sindikatat dhe unioni i gazetareve ne Greqi. Kryeministri grek Antonis Samaras ka bere një propozim të ri për rihapjen e pjesshme te ERT nëpërmjet punësimit të një numri të vogël punonjësish, teksa pritet që projektligji i ri për funksionimin e televizionit publik grek, të miratohet nga Parlamenti. Ky propozim, njofton Vizion plus u refuzua nga PASOK dhe DIMAR, dy aleatet e Demokracisë se re ne qeverisjen greke. Kryeministri Samaras qendron akoma pro vendimit duke thënë se “Reformat do të shkojnë përpara me një vrull të ri dhe se nuk mund të bëjmë kompromis me anë të shantazhit”. “Nuk mund të bëhet omeletë pa thyer vezët”, deklaroi Samaras.
Ne.Su.
Add new comment