Iran, presidenti i ri është Hassan Rouhani! Mbaron epoka e Ahmadinexhad.

Kleriku i moderuar Hassan Rouhani është zgjedhur president i Iranit, ka njoftuar Ministri i Brendshëm i vendit. Mustafa Mohammad-Najjar tha në një konferencë shtypi sot se Rouhani ka fituar zgjedhjet presidenciale të Iranit me më shumë se 18 milionë të votave.
Najjar tha se 72 për qind e 50 milion iranianëve me të drejtë vote që kishin doli për të votuar, dhe se Rouhani kishte siguruar vetëm mbi 50 për qind të votave të nevojshme për të shmangur një balotazh, sipas Al Jazzera-s. Rivali i tij më i afërt, kryebashkiaku i Teheranit, Mohammad Baqer Qalibaf, mblodhi gjashtë milionë vota. Për të shmangur balotazhin, Rouhani i duheshin 50 për qind plus një votë. Al Jazeera raporton se ka pasur radhë të gjata në qendrat e votimit, por gjithçka ka ecur mbarë dhe me rregull. Rouhani do zëvendësojë Ahmandienexhadin brenda këtij muaji.
Rouhani ishte i preferuari i studentëve dhe i të rinjve. Ai është i moderuar, ka dëshirë për dialog (a thua dhe me Amerikën?)
k.c.
Comments
Islami ekstrem po izolon te
<p>Islami ekstrem po izolon te gjithe ekstremistet islamike.</p>
Me ate krah flini se fitoi
<p>Me ate krah flini se fitoi moderimi. Kur s'e keni idene e zhvillimeve, c'ia fusni kot.</p><p>Ky eshte me keq se Ahamdinexhad, po prit se do e shihni</p>
Add new comment