Berisha shpjegon në Has luksin e Ramës dhe përkorjen e vet: unë jetoj në apartament, ai në vilë!

Postuar në 16 Qershor, 2013 03:51

Berisha ka zgjedhur Hasin për t’u shpjeguar mbi diferencat e immobiliare të tijat dhe të Ramës. Ai ka tentuar t’u shpjegojë atyre ku jeton ai, e ku jeton Rama, kuptohet duke përdorur për banesën e vet fjalën “apartament” edhe pse e ka në qendër të Tiranës dhe për Ramën fjalën “vilë”. Madje, për vete e mat me metra katrorë, për Ramën e mat me metra linearë.

Shekulli ka kapur në deklaratat e Kryeministrit në Has edhe nja 2 mospërputhje, ku ai herë thotë 125 e herë 120 metra2 për sip. e apt të vet.

“Modeli i Edi Ramës, i cili nuk shkelte në zyrën e bashkisë 270 ditë në vit, është modeli i njeriut që zhduket me korë të tëra dhe vetëm punën nuk e njeh se çfarë është. Modeli i Sali Berishës dhe juaji, që nderon çdo pikë djerse të njëri-tjetrit, çdo arritje të njeri-tjetrit, çdo tullë që vendosim për ndërtimin e të ardhmes, çdo dru që mbjellim dhe modeli i tij që gjithçka i duket rrënim dhe shkatërrim. Modeli i Sali Berishës, i cili njëlloj si shumica prej jush, pas 20 vitesh në politikë jeton në një apartament 125 metra katror dhe modeli i Edi Ramës, i cili mësyn karrigen e kryeministrit me një vila 57 metra të gjatë dhe një pallat tjetër në shpinë, pa treguar as edhe një qindarkë me se i ka ndërtuar dhe me se po i ndërton”, tha Berisha gjatë takimit elektoral. Le të mos harrojmë, se biseda zhvillohej në Has.

k.c.

Comments

Submitted by a.n (not verified) on

<p>Biseda zhvillohej ne Has, por te mos harrojme qe mediat e prune ne Tirane, dhe te mos harrojme qe Berisha nuk krahasohet si familje me familjen e Rames per prona. Kjo tregon dhe aftesite kapitaliste te Berishes e familjes qe dijne t&#39;i shfrytezojne mire resurset pushtetore, ndaj dhe ngaterrojne njesite e matjeve me njera tjetren, ndaj ngaterrojne perqindjet me shtesat reale, ndaj ngaterrojne &#39;perpara-n&#39; me ata te familjes qe jane para ndersa ne dhe pse duam te ikim perpara na shpojne kembet xhamat udheve (nga karambolet), na pengojne gjerdhet administrative, na pengojne ata qe na therrasin &#39;tuj-tuj pulat e detit&#39;, na pengojne mjetet tona te qarkullimit si monocikleta bicikleta, dung-fund e fiat per te kapur X-5,benx i blinduar (frike nga kush ?) helikoptera, e te tjera, na pengojne se nuk e kane me zotesine shoqerore te aftesive meritokratike por te aftesive laperdhare e te plackeberjes me nje dore flamurken e me tjetren ne qyp te mjaltit...Ahhh, ngelem duke llapur por drejtesia mbeti pas bregut per t&#39;i kapur.</p><p>Tjetra: I permendi Rames edhe fejesat e martesat; dhe mua m&#39;u duk sikur m&#39;i permendi dhe mua, pasi dhe une kam bere ca korrigjime ne jete. Po Zeni ,ai Shkelzeni sa here i nderron carcafet,dysheqet, parfumet,barqet e harqet...?! Sa vila ka per femijet e barqeve e hamshoreve te tjere ?! Ku i beri gjithe keto para ky djale i yti qe ja mbathi me turravrap kur degjoi ca pordha afer presidences ?!</p><p>Pse me kaq shume standarte ose me mire maska ?! Te pakten nje !</p><p>Sipas Berishes &#39;karrigen le t&#39;a mesyje nje qe s&#39;ka fare metra katrore shtepi&#39;...</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.