Vendi meritonte një elitë të re politike, thotë Spahiu duke nënkuptuar veten

Postuar në 25 Qershor, 2013 05:07

Përmes një proteste para KQZ-së, Kreshnik Spahiu pohoi se Aleanca Kuqezi nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve. Me një deklaratë disi kontraditore, Spahu tha se këto nuk ishin zgjedhje, pasi populli votoi, por Berisha e Rama numëruan. Nga ana tjetër, mandatet e LSI-së, shtoi ai, “janë votat e AK, që nuk u numëruan kurrë se nuk ishin zgjedhje të lira e të ndershme”. Por ama, sipas Spahiut, edhe ata që votuan ngjyrën lejla (pra PS-në) do ta kuptojnë shumë shpejt gabimin fatal që kanë bërë për vete dhe fëmijët e tyre. Aleanca Kuqezi do të jetë e vetmja opozitë e vërtetë e vendit, ndërkohë që “pas 23 vitesh ëndrra që nuk po bëhen realitet, vendi meritonte një elitë të re politike”. Mesa duket, kreu i AK-së, pritshmëritë politike të të cilit deri në janarin e kaluar ishin shumë të mëdha (deri tek pozicioni i Ilir Metës sot si forcë e tretë), nuk sheh asnjë gabim tek vetja. Ose ndoshta është herët akoma për të mbledhur strukturat…

Re.Pu.

Comments

Submitted by Niku pe llastiku (not verified) on

TURP TE TE VIJE,  BABEZIA JOTE MORI ATE QE KERKONTE, PALACO CIRKU !

Submitted by Stefan H (not verified) on

Boboo cna gjeti, partia fiktive e Kreshnkut nuk do njohe zgjedhjet! Rrezik i madh, vetem per kete shqiperia nuk do  pranohet ne EU

Submitted by dri (not verified) on

Lufta vazhdon

Submitted by Andreas (not verified) on

mos nuk na njeh Erdogani zgjedhjet se na mori lumi pastaj....

Submitted by Doku (not verified) on

Mbani me shendet EU dhe palacot e LSI-se dhe nja 8 vjete ne pushtet.

Dhe pastaj ankoheni se eshte bere "keq" ne Shqiperi. Prisni si do behet. Do zoti ngordhin per copen e buken e piken e ujit. E kane hak shqiptaret per bese.

I lutem redaksise ta publikoje komentin.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.