Vendi meritonte një elitë të re politike, thotë Spahiu duke nënkuptuar veten

Përmes një proteste para KQZ-së, Kreshnik Spahiu pohoi se Aleanca Kuqezi nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve. Me një deklaratë disi kontraditore, Spahu tha se këto nuk ishin zgjedhje, pasi populli votoi, por Berisha e Rama numëruan. Nga ana tjetër, mandatet e LSI-së, shtoi ai, “janë votat e AK, që nuk u numëruan kurrë se nuk ishin zgjedhje të lira e të ndershme”. Por ama, sipas Spahiut, edhe ata që votuan ngjyrën lejla (pra PS-në) do ta kuptojnë shumë shpejt gabimin fatal që kanë bërë për vete dhe fëmijët e tyre. Aleanca Kuqezi do të jetë e vetmja opozitë e vërtetë e vendit, ndërkohë që “pas 23 vitesh ëndrra që nuk po bëhen realitet, vendi meritonte një elitë të re politike”. Mesa duket, kreu i AK-së, pritshmëritë politike të të cilit deri në janarin e kaluar ishin shumë të mëdha (deri tek pozicioni i Ilir Metës sot si forcë e tretë), nuk sheh asnjë gabim tek vetja. Ose ndoshta është herët akoma për të mbledhur strukturat…
Re.Pu.
Comments
TURP TE TE VIJE, BABEZIA

TURP TE TE VIJE, BABEZIA JOTE MORI ATE QE KERKONTE, PALACO CIRKU !

Xhelatinaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

Xhelatinaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa!

Perfundoi si fluske sapuni.

Perfundoi si fluske sapuni.

Boboo cna gjeti, partia

Boboo cna gjeti, partia fiktive e Kreshnkut nuk do njohe zgjedhjet! Rrezik i madh, vetem per kete shqiperia nuk do pranohet ne EU

Lufta vazhdon

Lufta vazhdon

mos nuk na njeh Erdogani

mos nuk na njeh Erdogani zgjedhjet se na mori lumi pastaj....

Ha, ha, ha... Kreshniku me
Ha, ha, ha... Kreshniku me sorrat e tija
Mbani me shendet EU dhe

Mbani me shendet EU dhe palacot e LSI-se dhe nja 8 vjete ne pushtet.

Dhe pastaj ankoheni se eshte bere "keq" ne Shqiperi. Prisni si do behet. Do zoti ngordhin per copen e buken e piken e ujit. E kane hak shqiptaret per bese.

I lutem redaksise ta publikoje komentin.

Add new comment