Mal Berisha, bëhet gati dosja e shkarkimit. Çfarë e bën me faj Ambasadorin?

Duket se Ministria e Jashtme ka ndër mend t’ia “lërë në derë” ambasadorit shqiptar në Londër, z. Mal Berisha përgjegjësinë për thyerjen protokollare me pasojë mungesën e diplomatit në takimet zyrtare të Kryeministrit Rama në Londër. Sipas Shqiptarja.com që citon burime brenda MPJ, veprimi i katër ditëve më parë i ambasadorit tonë në Londër Mal Berisha, që nuk bëri asnjë përgatitje për vizitën e kryeministrit Rama në Britani dhe takimin e tij me homologun Cameron madje duke e lënë dhe pa eskortë, do të pasohet me kërkesën për shkarkimin e tij.
Madje, burimet pretendojnë se “Ambasadori ynë në Londër Mal Berisha as që ka denjuar të takojë kryeministrin Edi Rama”.
Siç dihet, tashmë, Rama nuk ka qenë as i shoqëruar nga ndonjë eskortë e forcave të sigurisë së vendit mikpritës.
Ajo që mbështet versionin zyrtar të rastit (versioni tjetër, është që Rama e shpërfilli qëllimisht Ambasadorin tonë në Mbretërinë e Bashkuar) është fakti që sipas protokollit shoqërimi i kryeministrit nga forcat e sigurisë ose policia e vendit përkatës është një procedurë rutinë, që duhet të kërkohet nga Ambasada e Shqipërisë në vendin që viziton kryeministri. Mungesa e kësaj eskorte, bën që dyshimet të bien mbi neglizhencën ndaj protokollit e z. Berisha, i përfolur si mik i ngushtë i ish-Kryeministrit.
k.c.
Comments
E o bobi kom vu bast me
<p>E o bobi kom vu bast me njonin ktu ku jam, qe filmi qe ke bo, ose personazhi kryesor i filmit femer e ka emrin Mishel. I pergjigje po ose jo se do te dal e ti jap kafe me bisht ose tma japi. Suksese per filmin.</p>
Uuuuuu ca gallate. Mal
Uuuuuu ca gallate. Mal Berisha s'paska denju me prit Shkelqesine e Vet Ed Ramen. E beso njeri kte????? Pse e ka njoftu njeri ambasadorin ? Ta zeme se e ka njoftu. Po pare I ka cu ministria e jashtme. Malit ja mbyllen bankat konton e ambasades se s kishte kokrren e qindarkes. Gallate. Ta zeme se e kane njoftu, qe gjalle ne bote s ka ndodh. Pse s e ka prit ambasadori? Ka pas frik. Rama ishte ne opozite dhe ja dha veshin ne dore cunit te Cekes. Malin kishte me e honger. Edhe une po t isha, para vdekjes kisha me zgjedh me e lon ne kemb kryeministrin. A nuk jemi vend komik?
hahahahahahahahha ke shume
<p> </p><p>hahahahahahahahha ke shume te drejte, shpifjet per Mal Berishen vetem me shaka te tilla kaperdihen</p>
Add new comment