Legalistët “rrëzojnë” Ekrem Spahinë, pas dy votimesh PLL drejtohet nga Gjana

Një proces zgjedhor me raunde dhe me numërim strikt votash të Kuvendit Kombëtar, ka nxjerrë në drejtim të Partisë Lëvizja e Legalitetit për katër vitet e ardhshme, kryetarin e ri Sulejman Gjana. Gjana është bërë i zëshëm sidomos vitin e fundit në emisionet televizive politike, si përfaqësues i PLL-së, kryesisht në debatet mbi figurën e mbretit Ahmet Zogu. Kuvendi Kombëtar i kësaj force politike, i mbledhur dje, ka vendosur të “ndëshkojë” kreun e PLL-së që nga viti 1998, Ekrem Spahia, duke mos i dhënë votat e duhura për një mandat të ri katërvjeçar. Gazeta Panorama shpjegon se në raundin e parë të votimit u regjistruan katër kandidatë. Ekrem Spahia zyrtarizoi kandidaturën vetëm gjatë ditës së djeshme në Kuvend, kur mblodhi 25% të firmave të delegatëve. Pas votimit të 212 delegatëve, Sulejman Gjana, deri dje nënkryetar i PLL-së, mori 85 vota, Ekrem Spahia 78 vota, Murat Basha 26 vota dhe Agim Kraja 23 vota. Sipas statutit të PLL-së, nëse asnjëri nga kandidatët nuk merr 50% plus 1 të votave të vlefshme, bëhet një raund i dytë me kandidatët që kanë marrë më shumë vota. Në këtë raund Sulejman Gjana arriti të marrë 109 vota, kundrejt 92 votave që mori Ekrem Spahia, ndërsa një votë doli e pavlefshme. Në këtë mënyrë, pas 15 vitesh Partia Lëvizja e Legalitetit do të ketë një kryetar të ri. PLL-ja bëhet kështu e para forcë politike e atyre që quhen parti të vogla që ndryshon kryetarin, që nga krijimi i tyre.
Gjana është me origjinë nga Bicaj i Kukësit, por lindur dhe rritur në Bruksel. Është diplomuar për shkenca tregtare e konsullore dhe ka master në administrim biznesi.
a.k
Comments
Ne fakt PLL-ja behet e para

Ne fakt PLL-ja behet e para force politike shqiptare qe te nderroje kryetarin ne fuqi megjithese ai nuk jep doreheqjen. Eshte gati e pabesueshme ne fakt qe dicka e tille te ndodhe ne Shqiperi...

Qofte nje lajm i mire dhe ju hapte rruga partive te tjera.

Bravo i qofte Partise se

Bravo i qofte Partise se Ilegalitetit...Megjithate per Ekremin them se e meritonte te ish kryeatr i Ilegalistve dehe per nja 16 vjet te tjera, aepse ai i plotson gjithe kushtet per kryetar:

1. eshte me 4 klase fillore. 2.eshte njeri qe ka dhene prova per shkelje ligji dhe kushtetute 3.nuk njef cipe dhe moral 4. ka njohuri te thella nga historia e Matit dhe fshatrave perreth 5. edhe pse thote se eshte kryetar i partise se me te vjeter shqiptare, ai me partine e vet skane marre kurre me shume se 2000 vota

Gjana...A ke patente makine

Gjana...A ke patente makine ti? Kur do besh nje xhiro nga Elbasani??

Add new comment