Shtatë ministrat e parë lënë mandatin e deputetit

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 04:11

Ka nisur që nga dje lënia e mandatit të deputetit për ministrat e kabinetit qeveritar. Gazeta “Panorama”, shkruan se në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një kërkesë në Këshillin e Verifikimit të Mandatave, përmes të cilës shtatë ministra depozitojnë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ilirjan Celibashi, ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, ministrja për Teknologjinë, Milena Harito, ministrja e Turizmit dhe Rregullimit të Territorit, Eglantina Gjermeni, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, ministri i Drejtësisë, Nasip Naço dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Erjon Veliaj janë ekipi që kanë hedhur të parët hapin e lënies së mandatit, sikurse edhe është premtuar në fushatën elektorale. Këta deputetë do të zëvendësohen respektivisht nga: Anduel Xhindi, Adelina Rista, Vladimir Kosta, Silva Caka, Miranda Rira, Enkeleda Shkreli dhe Kejdi Mehmetaj. 

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.