Në periferinë e Bashkimit Europian

Postuar në 18 Dhjetor, 2013 16:26

Shqipëria ka rreth 23 vjet që përpiqet të hyjë në Bashkimin Europian dhe mund të thuhet se prej disa kohësh, kur tashmë një shumicë qytetarësh shqiptarë janë të integruar në shoqëritë europiane, ajo edhe po pret që Be-ja ta pranojë. Gjithsesi, kjo praktikë pritjeje, e përcaktuar kryesisht nga arritja e standardeve ka si rast unik Turqinë. Kjo e fundit ka gati 50 vjet që pret një “Po” nga BE-ja, një përgjigje që detyrimisht do të shtynte kufijtë e Europës demokratike deri në Lindjen e Mesme. Por kjo nuk ka ndodhur dhe së fundmi ky refuzim ka lënë gjurmë. Aq sa Ankaraja po kërkon alternativa të tjera, një nga të cilat është edhe Organizata e Shangait. Madje, aktualisht ka një ofertë nga Kina për ta integruar Turqinë në këtë rrjet shtetesh që përfshin brenda, në mos vendet më të pasura, detyrismiht vendet me demografinë dhe ritmin e zhvillimit më të shpejtë. E përditshmja turke “Sunday Zaman” shkruan sot se për anëtarësimin e Turqisë në SCO, nuk ka asnjë pengesë, pasi Turqia si vend sovran ka të drejta të plota për të kërkuar anëtarësimin kudo.  Vënia në shqyrtim e një opsioni të tillë lidhet sidomos me drejtimin euroatlantik të Turqisë, e cila është fuqia e dytë ushtarake NATO-s dhe një aleat shumë i rëndësishëm i Perëndimit në Mesdheun Lindor. Edhe ish-këshilltari për Sigurinë, Zbigniev Brzezinski, në një nga punimet e fundit e sheh integrimin e plotë të Turqisë në klubin e vendeve Perëndimore si një alternativë strategjike për të ruajtur fuqinë e Perëndimit dhe eleminimin e rënies së tij të pashmangshme që po sinjalizohet edhe nga kriza e sotme. Ja sesi e përshkruan një nga ekseprtët kinezë afrimin e Ankarsë zyrtare drejt SCO-së duke nënvizuar kështu se kur politika ngurtësohet në ledhet e rregullave rigoroze, rrezikon të humbasë perspektivën. “Kjo është një përgjigje ndaj pengesave që Turqia ka hasur në përpjekjen për t’u anëtarësuar në BE. Kjo e lëndon krenarinë e kombit turk  dhe Turqia ka nevojë që të ketë një zgjedhje realiste”, shprehet Wang Lincong, drejtori i departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Institutin e Studimeve për Azinë Perëndimore dhe Afrikën. (http://www.todayszaman.com/news-334350-chinese-experts-say-sco-inevitable-choice-for-turkey-others-should-understand.html). Edhe kryeministri Erdogan citohet të jetë shprehur se Turqia po e konsideron seriozisht hyrjen në Organizatën e Shangait, ndërkohë që vetëm pak muaj më parë, ky vend nënshkroi një kontratë me një kompani kineze për një sistem mbrojtjeje raketore. Ky akt i fundit ka shqetësuar shumë edhe Washingtonin, aq sa organet legjislative po mendojnë hartimin e një rezolute të posaçme në këtë drejtim. Për analogji me Turqinë, vjen edhe Ukraina, e lënë për një kohë të gjatë në derën e BE-së, aq sa së fundmi Moska pati mundësinë që të firmoste një marrëveshje për gazin në vlerë 15 miliardë dollarë. E thënë ndryshe, Rusia arriti ta mbajë Ukrainën të lidhur pas vetes dhe këtu hyjnë interesa të mëdha. Mjafton hapësira detare e Krimesë për të kuptuar vlerën që Ukraina ka në këtë drejtim. Janë dy shembuj që flasin për zhvlerësimin relativ të BE-së në periferinë e vet, i cili nëse vazhdon mund të çojë në një humbje interesi të përgjithshëm. Kjo politikë po vë në diskutim edhe një atu shumë të fortë të BE-së, siç është tregu europian i punës, në të cilin kërkojnë të kenë akses të gjithë. Idetë për rikthimin e regjimit të vizave e ngushtojnë edhe më shumë këtë hapësirë. Për vende si Shqipëria dhe Turqia, BE-ja është fillimisht një mundësi ekonomike më shumë sesa një shans për të asimiluar modelin e tij politik, ndaj edhe zgjedhjet e ardhshme europiane të majit, mund të rezultojnë përcaktuese për vetë procesin e zgjerimit. Një mbyllje e re do të ishte ironi e madhe historike, pasi 2014-a është edhe 100-vjetori i Luftës së Parë Botërore që nisi pikërisht në Ballkan.

s.z

Comments

Submitted by Pema (not verified) on

S.Z. "analize" amatoreske per te ardhur keq.

Ne nuk e meritojm statusin e vendit kandidat. Kjo eshte e verteta, sado e hidhur te jete.
- Kemi 23 vjet qe jemi shteti me i varfer ne Europe.
- Kemi 23 vjet qe nuk realizojme dot zgjedhje normale (edhe per zgjedhjet e kaluara opozita thote qe i fitoi "krimi dhe droga". Nese rezultati do ishte i ngushte, do i kishte pranuar PD-ja thu? Asiher!).
- Kemi 23 vjet qe jemi vendi me i korruptuar ne europe dhe gjate gjithe kesaj kohe asnje zyrtar i larte nuk eshte denuar. Te duket normale dicka e tille?
- Kemi 23 vjet qe furnizojme Europen me droge. E gjith shqiperia e di se ku prodhohet droga, dhe e vetmja gje qe ben policia eshte te "rrethoje fshatin" per disa dite sa te zhduket lajmi nga media.
- Ka 23 vjet qe te gjith politikanet pa perjashtim bredhin lart e poshte sa ne nje shpi ne tjetren me makina 100,000 Euro dhe ne populli primitiv perleshemi se kush eshte hajduti me i vogel.
- Kemi shkaterruar c'do pasuri natyrore, c'do objekt kulturor i mbetur nga e shkuara. Asnje shtet tjeter ne ballkan dhe europen lindore nuk e ka bere nje gje te tille.

Pse ateher Europe duhet te na e beje kete nder?!
- Sepse mbi 80% duan te antarsohemi ne BE? Domosdo, jetojme ne nje kosh plehrash. Dhe si injorante qe jemi harrojme qe nuk eshte europa qe do na e sjelle zhvillimin, por do te duhet ta krijojme vete.
- Sepse kemi realizuar "reforma"?! Cfar reformash? Ne leter te gjitha te realizuara i kemi ne, por ne praktike ama...
Sepse ia dha statusin Serbise dhe si barazpeshe duhet te na e japi dhe ne?
- Sepse qeveria po ben sikur po punon kto tre muajt e pare? Edhe PD te njejten gje beri ne 2005, po e dime te gjithe sa zgjati ai "vrull" dhe ku perfunduam.

Nuk e ka fajin serbia se ne nuk dime te ndertojme shtet modern, e kemi fajin vet. Edhe nese BE-ja ia dha Serbise statusin me hater, nuk eshte puna jone. Ne duhet te mbajme pergjegjsi per rrumpallikun tone. Fajin per c'do gje te keqe qe na ka ndodhur keto 23 vite e kemi vet ne populli! Kur te modernizojme mentalitetin, do te modernizojme lehtesisht dhe shtetin. Po se kuptuam kete, nuk do zhvillohemi kurre!

Sa per ate analizen per Turqine, shume po shume amatoreske. Erdogan enderro Perandorine Osmane por harro qe nuk jemi ne shekullin e 17.  Nuk ka nevoje Nato dhe Europa per Turqine, por ka nevoje Turqia per Europen dhe Naton. Ka ikur koha e shteteve "trime", sot flet ekonomia. Dhe ekonomia varet nga avancimi teknologjik, si dhe nga numri i popullsise.  Turqit nuk e njohin fjalen "teknologji", ndersa popullsia ia limito ekonomine ne nivelet e Gjermanise (por edhe me skenarin me optimis, nuk do e arrije akonomine e Gjermanise para vitit 2050). Turqia as superfuqi rajonale nuk eshte (se kok m'koke me Iranin eshte) dhe jo me te pretendoje per me shume.
Sa per flirtimin e Turqise me SCO-n, ska kuptim. Kina ska nevoje per Turqine, shjesht ka deshire te acaroje ameriken. Dhe Turqia po kthehet ne nje zar ndermjet dy te medhenjve me kete loj.

Ndersa per Ukrainen, Ukraina nuk zgjodhi Rusine per shkak te nje te ardhe me te mire por sepse u kercenua nga Rusia me cmimin e gazit (BE-ja nuk ben kercenime) si dhe ka nje shtrese politikanesh me skandal se tonen (imagjinoje sa keq jane).

Dhe e fundit per luften e pare boterore, nese do kishe lexuar dhe nje liber te vetem mbi kete luft do dije qe lufta nuk filloi ne ballkan. Vrasja e Franz Ferdinandit ishte thjesht preteksti i nisjes se luftes, sepse lufta ne te vertet kishte kohe qe kishte filluar (kishte kohe qe shtetet pergatiteshin per "luften e madhe").

Kshu qe S.Z. kur nuk je ne gjendje, mos e mer persiper te besh nje analize kaq komplekse. Nese do te japesh opinionin tend per statusin, shife gjendjen me objektivitet para te flasesh. Nese do te meresh me gjeopolitike boterore, mere mundimin te mesosh mbi boten me shume dhe mos mer si baze krahinizmat e kafeneve ne tirane.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.