Daçiç i pakënaqur nga performanca e diasporës serbe: Po arrijnë suksese boshnjakët e shqiptarët, kurse ju…

Në një konferencë për biznesin e Serbisë në diasporë, kryeministri Ivica Daçiç ka shprehur shqetësimin përse elementi serb nëpër botë nuk ka bërë “hajër” dhe nuk është shquar, sidomos sa u përket strukturave politike. Thënia e tij, “serbët sot në botë nuk janë kurrfarë faktori, as Serbia si vend dhe as Serbia si diasporë. Këtë e them pasi s’kam takuar asnjë serb në strukturat politike ku kam qenë. Kudo ku kam qenë, kam takuar boshnjakë, shqiptarë e turq, dhe ne jemi shumë më shumë se ata, por nuk iu shoh në asnjë vend”, po bën xhiron e shtypit, ndërkohë që meraku i Daçiçit qëndron në faktin se edhe aty ku kanë mundësi për t’u faktorizuar, serbët po përdoren prej të tjerëve: “Pa serbë në rajon, nuk ka qeveri në Kroaci, ndërsa Hashim Thaçi në Kosovë sundon përmes serbëve”. Ndaj mesazhi i Daçicit për serbët e diasporës ishte për një organizim më të mirë dhe jo vetëm fjalë e përqafime.
a.k
Comments
"... po bën xhiron e shtypit,
<p>"... po bën xhiron e shtypit, ndërkohë që meraku i Daçiçit qëndron në faktin se edhe aty ku kanë mundësi për t’u faktorizuar, serbët po përdoren prej të tjerëve: “Pa serbë në rajon, nuk ka qeveri në Kroaci, ndërsa Hashim Thaçi në Kosovë sundon përmes serbëve”" . Si lidhet kjo pjese me pjesen tjeter te fjalise?!</p>
Add new comment