100 ditët e para si kryeministër

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpjeguar sot në “Top Story” 100 ditët e qeverisjes së tij, që janë edhe 100 ditët e para të përvojës së vet në drejtimin e vendit. I pyetur nga gazetari Sokol Balla, për thuajse të gjitha temat që janë përfshirë në debatin politik të ditës, Rama ka bërë sqarimet përkatëse duke pranuar në finale se lidhur me buxhetin dhe reformat që do ndërmerren se ato “nuk janë të dhimbshme për qytetarin e zakonshëm, por janë të dhimbshme për koorporatat në kuptimin e kastave, klientelave, klaneve që janë krijuar që nga niveli më i lartë politik tek niveli i fshatit i komunës”. Përveç çështjeve teknike, Kryeministr ka folur edhe për nevojën e një ndryshimi në mentalitet. “Të gjithë duhet ta kuptojnë që ne nuk mund të vazhdojmë kështu, duke vjedhur energjinë, duke mos paguar energjinë, duke filluar nga qeveria, nga institucionet shtetërore, tek bizneset, tek familjet që janë në punë dhe deri tek ata që janë në nevojë për të cilët do ta subvencionojmë ne 10 përqind të faturës. Është shumë e rëndësishme po ashtu të kuptohet që nuk mund të vazhdohet kështu me shpërdorimin e ujit”, ka thënë Rama. Lidhur me performancën e qeverisë së re, Rama ka shprehur konsideratat maksimale, duke hequr kështu çdo dyshim mbi mundëistë e ndonjë lëvizjeje. Sa i përket statusit dhe “Jo-së” së Europës, kryeministri ka prekur edhe njëherë atë që deklaroi në fjalën e rastit pas refuzimit duke nënvizuar se do të refuzonte të diskutonte çdo kategorizim për shqiptarët, përfshirë edhe atë fetar. Përkundrazi, sipas tij, është Europa që përfiton nga shembulli i bashkëjetesës fetare të shqiptarëve. I rezervuar është shprehur Edi Rama lidhur me marrëdhëniet me Presidentin e ventit, për të cilin ka deklaruar se ka marrëdhënie korrekte, sikundër ka konfirmuar se rrëzimi i Aktit Normativ për nënpunësin civil është një vendim që nuk mund të diskutohet. Reforma në drejtësi mbetet një temë madhore që për kryeministrin nuk mund të realizohet pa përfshirjen e të gjithë aktorëve politikë dhe institucionalë.
Më shumë në: http://top-channel.tv/artikull.php?id=269997
Comments
Reforma ne drejtesi kekon
<p>Reforma ne drejtesi kekon guxim dhe jo aktore politike. Populli te dha nje milion vota te vendosesh shtetin ligjor e te denosh kriminelet e veshur me pushtet por ti ke akoma frike nga Berisha.</p>
Add new comment