Hakerat sulmojnë emailin e kryeministrisë, sepse Rama shkoi në meshën e Janullatosit

Shqiptarja.com njofton se është hakeruar emaili i Kryeministrisë, i vënë në dispozicion të qytetarëve, për të shprehur shqetësimet apo sugjerimet e tyre. Gazeta disponon të gjitha mesazhet që janë hackuar gjatë ditëve të fundit në faqen , ndërkohë që grupi i hakerave ka nisur një e-mail në redaksinë e gazetës. Janë 179 e-mail të dërguara nga qytetarët në Kryeministri, që tani nuk janë më konfidenciale: urime, këshilla, sugjerime, propozime, kandidime për vende pune dhe CV, janë të shpërndara në publik.
Grupi ka dhe një emër, Red Anons_al, por më kryesorja, ka një çështje dhe motiv konkret. Pasi kanë uruar shqiptarët për festa, hakeruesit janë shprehur “të indinjuar nga pjesëmarrja e Ramës në meshën greqisht”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e hakeruesve mbi pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në meshën e Krishtlindjes në Katedralen Ortodokse në Tiranë, ku kryepeshkopi Janullatos mbajti meshën në greqisht. Hakerat shprehin mungesën graduale të besimit të tyre tek Rama, e madje kanë dhe një mesazh mbyllës ritmik:
Ne jemi RedAnons_AL!
Ne nuk harrojmë!
Ne nuk falim!
Ne do të dalim në çdo veprim të gabuar që ju bëni!
Lexoni më shumë: http://www.shqiptarja.com/home/1/hakerat-sulm-kryeministris--zbulojn--17...
a.k
Comments
Redanons jane komplet ca

Redanons jane komplet ca funderrina islamike e asgje me teper.

Janullatos foli shqip,

Janullatos foli shqip, pervec dy tri fjaleve ne greqisht. Po c'duhet te bejne keta xhihadiste islamike me altoparlantet ne minaret e xhamive. Zeri i incizuar nuk eshte zeri i zotit. Keshtu qe ai eshte mallkim per fene islame. Aq me teper qe askush nuk e kupton se cfare thuhet...

Kur lexoj lajme te

Kur lexoj lajme te tilla,habitem me nivelin mizerabel te gazetave tona,qe edhe pse mesha e Krishtlindjes u mbajt ne shqip,perseri perhapin trillime sikur mesha u mbajt ne greqisht,nuk e di se sa me shume publike duhet te jete nje meshe ortodokse qe ta kuptoje populli(ose me mire gazetaret ) se behet ne shqip.U transmetua nga disa televizione LIVE,jo vetem nga TVSH,por edhe plot te tjera dhe prape ju pelqen me shume disinformimi sesa e verteta.

Bravo u qofte çunave.Turp per

Bravo u qofte çunave.Turp per te gjithe ata shqiptare qe shkojne ne nje kishe shqiptare dhe degjojne mesha ne greqisht.

shko atje me erdoganin dhe ku

shko atje me erdoganin dhe ku ke baben ske nevoje te rish ne ose te flasesh per Shqiperine, mor injorant qe perdor emrin qe ta kane dhene ato plera orientale qe na mbajten 500 vjet roberi, dhe pollen njerez si ty fare e keqe.

Add new comment