Shumaker, gjendja mbetet kritike

Postuar në 30 Dhjetor, 2013 04:57

“Jeta e tij është në rrezik. Kaq mund të them”, ka thënë për mediat kirurgu francez Zhan Fransua Pajen, lidhur me aksidentin e rëndë të shtatë herë kampionit të botës në Formula1, Mikael Shumaker. Ai është në koma dhe në gjëndje kritike. Shumaker pësoi një aksident duke bërë ski në Meribel, lokalitet në Alpet franceze ku ish-piloti ka edhe një shtëpi. Është sqaruar se Shumaker në momentin e rrëzimit kishte vënë kaskën mbrojtëse por ai ka përplasur kokën me një shkëmb. Sipas mediave franceze, ai ka pesuar një hemoragji cerebrale si pasojë e një traume kranike. Në spital me të gjendet bashkeshorjta Corina dhe dy fëmijët, ndërkohë që tifozë të shumtë janë mbledhur prane spitalit ku ai po kurohet, duke pritur për informacione.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.