Politika dhe qytetarët në urimet e festës

Postuar në 01 Janar, 2014 05:24

Sikurse është bërë prakitkë tashmë, drejtueistb e insititucioneve më të larta kanë adresuar urimet e fundvitit. Dhe një pikë bashkimi sado formale është përcaktimi i vitit 2014 si një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë. Në mesazhin e vet, Presidenti i Republikës ka vlerësuar procesin zgjedhor të 23 qershorit 2013, duke e konsideruar atë si mjaft domethënës. “Le të kujtojmë një fakt domethënës: zhvillimin e zgjedhjeve qershorin e kaluar, kur populli ynë tregoi se e sheh me besim të ardhmen e tij”. Nishani është ndalur edhe te rinia e Shqipërisë, duke e vlerësuar atë si kategoria që përfaqëson në mentalitet Europën. “Jam i bindur se ndër brezat e rinj është rrënjosur vlera e unitetit kombëtar dhe vlera e shtetit. E ardhmja e vendit tonë në gjirin e Bashkimit të Europës kërkon një mendësi të re dhe këtë mendësi të rinjtë e lidhin me jetën e tyre”, është shprehur Nishani. Nga ana e vet anëatrët e qeverisë kanë relaizuar një video urimi për qytetarët shqiptarë, ku nuk mungon mesazhi politik. Edhe ish-drejtuesit e lartë të qeverisë, ish-kryeministri Sali Berisha apo edhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli kanë përcjellë urimet e tyre, por pa lënë mënjanë qasjen politike. “Ata po zhysin familjet shqiptare në varfëri, papunësi, bllokuan përsëri statusin e vendit kandidat dhe në tre muaj dëmtuan thellë marrëdhëniet tona me miqtë tanë më kryesorë, SHBA dhe vendet kryesore të BE”, shkruan ish-kryeministri i vendit nga Facebook.

Më të thjeshta janë mesazhet e qytetarëve dhe më të vërteta si urime. Në murin e kryeministrisë, i kthyer në një lloj ekrani të pasqyrimit të sms të urimit nga gjithë vendi, janë shfaqur mesazhe dhe urime të shumta, që janë larg nga fryma e përballjes që shoqëron urimet e politikanëve.

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.