Veç statusit për në BE në qershor, ja disa nga sfidat e tjera të politikës shqiptare në 2014-n

Ndonëse pa shumë projektligje në axhendë, të mbartura nga viti i kaluar, 2014-ta parashikohet intensiv nga politikëbërësit. Por ashtu si e ka faktuar tradita shumëvjeçare legjislative , palët ndahen dhe në parashikimet për vitin e sapo nisur. Demokratët e shohin të zymtë 2014-n, ndërsa për maxhorancën, do të jetë viti i ndryshimit të madh.Ligji antimafia dhe kodi i procedurës penale, të njohura ndryshe si paketa antikorrupsion, do të jënë të parat në tavolinat e punës në komisionet parlamentare. Për shkak të zgjehdjeve vendore të mesit të 2015-tës, këtë vit duhet të nisë dhe puna për reformën territorial dhe atë zgjedhore. Ndërsa qershori do të jetë testi i parë i Tiranës zyrtare para Brukselit, nëse do të arrijë ose jo të sigurojë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.Zh.
Add new comment