Doda: “Po tentohet që të kriminalizohet opozita.” Asnjë fjalë për tritolin.

Hedhja në erë e një shtylle tritoli, shoqëruar me mesazhe opozitare (“inkurajuar nga Berisha” sipas Mero Bazes) ka shkaktuar reagimin e Ministrisë së Rendit që e ka quajtur terrorizëm.
Deputetja e PD-së, Mesila Doda, e ka komentuar si një tentativë për të shmangur vëmendjen nga problemet dhe tentativë për të kriminalizuar opozitën. Asnjë fjalë për tritolin...
“Sot po dëgjojmë të flitet për akte terroriste me mesazhe politike të shoqëruara, duke tentuar të hiqet vëmendja nga aktet e paprecedenta të ndryshimit të kahjes ekonomike të zhvillimit të vendit dhe në të njëjtën kohë të kriminalizohet opozita dhe mbështetësit e saj.
Taksat, nafta, borxhi ekonomik, rritja e çmimeve, mosrritja e pagave dhe pensioneve, janë të gjitha fenomene jo vetëm ekonomike, por me pasoja të rënda sociale, që do shpërthejnë në derë të ekzekutivit përgjatë vitit të ardhshëm dhe do sjellin për fat të keq momente të vështira për shqiptarët, por tentativa për të kriminalizuar tezat politike të opozitës është një mënyrë të konceptuari shumë larg standardeve demokratike të një vendi...” shkruan Doda në FB.
k.c.
Comments
Vertet per te ardhur keq. Mos
<p>Vertet per te ardhur keq.</p><p>Mos bëftë kjo e vonuara nje fendë dhe ju me vrap i bëni jehone!</p><p> </p>
Po ty po te pelqen era, apo
<p>Po ty po te pelqen era, apo si eshte puna?</p>
Add new comment