Grabitja e 4 babagjyshëve, del dhe një video tjetër amatore. Asnjë video sigurie!?

“A1 Report” ka sjellë një tjetër video (amatore) nga grabitja më 24 dhjetor në qendrën tregtare “TEG”, ku katër babagjyshë të maskuar arritën të grabisnin afro 400 mijë euro në një argjendari. Dhe pse nga policia pati pak të dhëna mbi grabitjen, në vidion e sjellë nga “A1 Report” duket qartë se në rrezik kanë qenë jo vetëm qytetarët që ndodheshin aty në ato momente, por dhe një fëmijë i cili është nxjerrë nga një prej grabitësve jashtë argjendarisë. Video tregon se si qytetarët vazhdojnë ritualin e tyre në qendrën tregtare pa e kuptuar se çfarë po ndodhte, ndërsa prania e punonjëve të sigurisë së brendshme të "TEG" nuk i ka trembuar aspak grabitësit.
ne.su.
video e re:
http://www.youtube.com/watch?v=oKCi_wGREPk&feature=player_embedded
Add new comment