Asimov, 50 vite më parë kishte “parashikuar” vitin 2014. Sëmundja e këtij shekulli: “mërzia”

Mediat kanë risjellë një artikull të shkrimtarit të madh të fantashkencës, Isaac Asimov, i shkruar 50 vjet më parë, më 1964, dhe ku shkrimtari rrëfen vizitën e tij në ‘World Fair’…të vitit 2014 ku parashikon një sërë shpikjesh shkencore të cilat ne sot në fakt i shohim rreth e rrotull nesh.
Gjithçka është bazuar në atë që Asimov e përkufizon: “mendimi se njeriu do të largohet gjithnjë e më shumë nga natyra për të krijuar një ambient të vetin”.
Për shembull, shtëpitë do të jenë nën tokë, pa dritare që bëjnë të mundur kalimin e dritës së diellit. Ndriçimi do të bazohet në panele elektro-luminishente që do të ndryshojnë ngjyrë me prekjen e një butoni. Kuzhinat mund të përgatisin auto-vakte, të programuara paraprakisht; që do të bëjnë të mundur të kemi gati vezën të skuqur apo bukën të thekur në mëngjes.
Mjetet e transportit, që nga autobusët deri tek trenat sipas parashikimit do të drejtohen nga robotë, me shumë mundësi jo në tokë, dhe kjo në sajë të ajrit të kompresuar, një teknologji e ngjashme me atë të ‘hovercraft’. Komunikimi do të realizohet jo vetëm me anë të tingullit, por edhe figurës, dhe mund të shohim njerëzit me të cilët flasim. Falë mekanizimit ekstrem të punës, pjesa me e madhe e fuqisë punëtore do të zëvendësohet nga makinat.
Asimov parashikonte se në 2014 popullsia e botës do t’i kalonte 6,5 mld banorë, ndërsa për të parandaluar mbipopullimin e planetit ai sugjeronte politika që kontrollojnë numrin e lindjeve. Më e rëndësishmja në parashikimin e tij ishte ‘sëmundja’ më e madhe e shekullit; mërzia.
Ne.Su.
Comments
Po ta vesh re me vemendje,
<p>Po ta vesh re me vemendje, zbulon qe edhe (deleted) keshtu do te duket pas 20 vjetesh.....nuk e di a do t'i kujtoje njeri shkrimet e tij ne ate kohe apo jo, gjithsesi ngjashmeria e portretit eshte shokante.....</p>
Nuk do shume mend te kuptohet
<p>Nuk do shume mend te kuptohet emri i blogistit shqiptar te famshem qe i fillon mbiemri me V dhe i mbaron me U, qe moderatori i Respit e ka delete-ur..... </p>
Add new comment