Ish kryeministri rumun Nastase, 4 vite burg për marrje rryshfeti

Postuar në 06 Janar, 2014 14:55

Gjykata Supreme në Rumani e ka dënuar ish- kryeministrin Adrian Nastase me katër vite burg për marrje ryshfeti. Gruaja e tij mori një dënim të pezulluar për tre vite për bashkëpunim. Adian Nastase i mbijetoi një tentative vetëvrasje në vitin 2012 pasi mori një dënim me dy vite burg për një tjetër çështje.

Sipas BBC, gjykata zbuloi se dy zyrtarë rumunë e kanë ndihmuar Nastasen për të marrë mall kinez për pronat e tij private në vitet 2001- 2004. Tashmë 63 vjeçari, kishte marrë materiale ndërtime kineze dhe mobilie me vlerë prej 630 mijë euro nga një sipërmarrëse në fushën e ndërtimeve. Në këmbim, ai e pati emëruar Irina Jianu në krye të Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimeve. Ish- kryeministri la burgun 10 muaj më parë, pasi shërbeu dy të tretat e dënimit të mëparshëm prej 2 vitesh. Por Nastase u gjet fajtor edhe për shantazh ndaj një ish- konsulli rumun në Shangai dhe do vuajë 3 vite burg njëkohësisht. Nastase ka mohuar krimin duke thënë se çështja ndaj tij është e motivuar politikisht.

a.k

Comments

Submitted by beni (not verified) on

<p>Po Nastas-ja jone krimineli sali berisha kur do te denohet per krimet, vrasjet dhe vjedhjet qe ka bere....kur do t&#39;i mbyllet goja e ndyre ( i papare fare, njohim shume ish kryeministra e ish presidente qe me dinjitet dhe me vetedije qe kane arritur majen kur lene pushtetin as qe nuk merren me me politike;&nbsp;&nbsp;jo me te kerkojne si budallenj... qe pasi populli te shkelmon e te hedh me plehra sepse i nxive jeten dhe i punove qindin duke e vjedhur e vrare kerkon pas 100 diteshte permbyset qeveria e re e zgjedhur si asnjhere me pare me gjithe zemer e shpirt nga shumica e popullit. Ky Nastas-ja jone eshte unikal edhe ne kete sektor, eshte unikal sepse eshte i teri i zhytur ne &quot;mut&quot; = krim, vjedhje, vrasje, korrupsion, pervetesim te pasurive kombetare, super vjedhje e shkaterrim te mjedisit dhe urbanistikes, shitje te trojeve kombetare e shume pislleqe te tjera ...prandaj cirret si i marre dhe kerkon te permbyse qeverine e re&nbsp; e cila po ja ngushton lakun perdite duke e diskredituar.&nbsp; Uroj qe edhe Nastas-ja yne te kete fatin e ish kryeministrit rumun.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.