Dita shkruan për tre foto makabre të Olldashit dhe komedinë e zezë që po luhet me të

Postuar në 07 Janar, 2014 08:29

Po të pyesësh sot privatisht cilindo në këtë vend që ndjek ngjarjet e aktualitetit, mbi aksidentin e deputetit Sokol Olldashi, do të thotë se ai kurrsesi nuk ishte aksident. Madje ekziston një bindje se politika dhe institucionet e linjës, për paaftësi apo për një marrëveshje të heshtur, nuk duan ta ngasin më tej këtë çështje. Por gazeta Dita numrin e sotëm merret sërish me dosjen Olldashi, nisur nga një premisë e re. “Prej disa ditësh në mënyrë konfidenciale me email-e në qarqe politike dhe mediatike po qarkullojnë tre foto të Sokol Olldashit të bëra në vendin e aksidentimit të tij. Janë imazhe tepër të rënda për t’u parë dhe në asnjë rrethanë nuk mund të jenë objekt i publikimit në gazetë. Edhe përshkrimi i pamjeve me fjalë do të ishte tepër i rëndë pasi niveli i shkatërrimit të kokës së Olldashit dhe çarja e kafkës së tij në atë farë feje janë tepër të rënda edhe për t’u përshkruar”, shkruan gazetari Habjon Hasani. Sipas tij, si pasojë e hetimit të mangët dhe rrethanave të dyshimta të kësaj ngjarjeje, shoqëria shqiptare është në paranojë. Një pjesë e mirë e shoqërisë po mbahet nën terror psikologjik pasi e bluan dyshimi se “Olldashin e kanë hequr qafe”. Këtë terror  s’mund t’ia faturosh milionave vetëm për të larë duart dhe për t’i bërë makijazh “figurës morale” të politikanit, qoftë dhe sikur të ishte Helena e Trojës në sedijen ngjitur me të.

Lexoni më shumë në linkun: http://gazetadita.al/enigma-e-3-fotove-shokuese-te-olldashit-pas-aksidentit/

a.k

Comments

Submitted by P.A.B (not verified) on

Megjithe respektin qe kam per Dita-n, per disa artikuj te guximshem qe ka bere  nje perpjekje te qarte ne luften kunder korrupsionit politiko shoqeror, besoj se ne kete rast... ne anen me te mire po i fryn nje konspiracini uber-sensacional e me te keqin ne vazhdon keshtu ... do bjere ne batakun e nje tabloidi populist [sic] Flas nga menyra se si po trajtohet problemi dhe ''faktet'' e prura, jo si ndodhi ngjarja apo si u paraqit, ate une se di! Per analogji, ne Britani eshte nje shprehje per ''Daily Express'' [gazete qe nuk i ndahet aksidentit te Dianes per 15 vite me rradhe]  ''Britania mund te fundoset, prape Ekspresi do dale me faqe te pare ''Kush e vrau Princeshen D?'' [sigurisht Dita nuk eshte ne kete nivel por reputacioni fillon, hajde hiqe pastaj]

Duke ndjekur linkun nga Res-al, lexova artikullin e z. Hasani, nga shkrimi i te cilit po marr C & P, te gjithe par., i I-re: Prej disa ditësh në mënyrë konfidenciale me email-e në qarqe të ngushta po qarkullojnë tri foto shokuese që tregojnë të ndjerin Sokol Olldashi pas aksidentit. Janë imazhe tepër të rënda për tu parë dhe në asnjë rrethanë nuk mund të jenë objekt i publikimit të drejtpërdrejtë në gazetë. Shformimi i kokës së deputetit është i jashtëzakonshëm, tronditës: asnjë prej tipareve nuk është në vendin e vetë.

Meposhte jepet nje post/replike/chat -quaje c'te duash- ne mbeshtetje te argumentin nga z. K. Myftaraj qe thote: 1)Unë e kam vizituar vetë vendin e ‘aksidentit’ para se atë ta tjetërsonin me ekskavator. Është e sigurt se në atë vend, me atë lloj automjeti ultramodern, Olldashi jo vetëm që nuk mund të ketë gjetur vdekjen me ato plagë që pati, por vështirë se do të ishte lënduar më tepër se për të kaluar një natë në spital.

Tani, cila eshte e te cilit? Te duket se artikulli tek Dita dhe ''argumenti Myftari'' flasin per dy persona/aksidente/ ceshtje te kunderta. Personi ne fjale [z. S.O] ose eshte a) demtuar teper rende - Dita, ose b) pati plage siperfaqsore - z. Myftari. Shkon pertej akrobacise (a-) llogjike qe dy entite te pavarura, te perdorin dy opinione mbeshtetese krejtesisht te ndryshme per te arritur nje perfundim te njejte, z.O. e kane Vrare.

z/ Myftari perseri ne te njejten linje: (2) Që nuk duan të zbulohen vrasësit as për këtë gjë nuk ka dyshim. Parakushti që të zbulohen vrasësit është që të pohohet zyrtarisht se bëhet fjalë për vrasje dhe jo për ‘aksident’. Këtu nuk është problemi tek praktika e punës me pista e Policisë dhe Prokurorisë.

Kjo eshte sec eshte. Ky opinion [personal, i pabazuar, teper i parregullt e spekulativ] nuk mund te botohet ne nje Gazete serioze si quotim normal, bile ne ate pjese... ku po pretendohet per hetime te rregullta [=shtet ligjor] Hetimet behen ne ''face-value'' pa kushte apo parakushte. ABC-ja e kriminalistikes, qe cdo polic i thjeshte meson ne bangat e shkolles e keshillohet kur fillon pune,  thote: ''ji mendje hapur'' Pa kushtezuar, paragjykuar apo pretenduar per te drejten a te verteten ne cdo incident, aksident apo krim. Dhe Po, policia punon me pista e me hipoteza, gjithmone bazuar ne faktet qe i kane dale perpara. Nje vrasje ''e qarte'' me vone del se mund te jete aksident [apo e kunderta] dhe cdo demtim-personi do eksploruar nga disa pista.

Eshte nje gje te akuzosh dike per pa-aftesi, mungese interesi e zvarritje; por krejt nje tjeter te mbeshtesesh nje teori destruktive - e bombastike - duke prure si nje nga argumentet ''persiatjet e z Myftari''.

Kalkulimet e Ing. A. Mece jane dicka qe duhet te merren parasysh. Vecse nje ekspert i pavarur nuk eshte shtylla finale ku te bazohen teorite konspirative. Pranohet se ajo [mund te]  mjafton per te ngritur ''dyshime te arsyeshme'', nga tjeter duhet te kete nje Opnion te II-te; dhe ky i pavarur. Cdo pale e interesuar mund ta beje kete, familja, shoket dhe gazeta, nje ekspert shqiptar apo i huaj, pa u ndikuar fare nga ''Ekspertiza e z. Mece'' e duke filluar nga pika 0. Familja, nje avokat apo grupe qe ''mbikqyrin policine'' - institucione te shoqerie civile - le te kerkojne raporte te plota [deri duke e arritur kete me rruge gjyqesore, po qe nevoja] per cdo aspekt te ketij hetimi qe tashme konsidderohet i mbyllur nga shteti. Po ashtu ato [nepermjet deputeteve perfaqesues te zones se tyre] rezervojne te drejten tjeter, e cila po te ndiqet mund te coje deri ne hapje te nje Komisioni Hetimor Parlamentar. Ky mund te therrase dhe hetoje, me dyer te hapura [a te mbyllura] te gjithe ato persona qe kane marre pjese ne hetim, te perfolurit, te dyshuarit qe kane fshehur/mbuluar fakte, dhe ato qe pretendojne se z. O eshte vrare.

Djegja e vendngjarjes, e raportime te tjera te ben te degjosh dhe argumentin nga pala tjeter  - per shume arsye - por duket sikur dikush po fillon te ndertoje nje tip miti, ala J.F.K. per z. Olldashi qofte dhe padashur. I cili ne fund te fundit nuk ishte dhe aq i rendesishem apo i larte, sa po na e paraqesin. Ai qe nje ushtar-politik ne mes te shumteve [20-40 a 50 te tille] qe ne dy dekada u bene gure shahu ne skakjeren Berishiane. Le te jemi te qarte dhe kur ishte Minister prape nuk qe dhe aq i larte! PD-ja, ka pasur/ akoma ka, vec Nje te Larte, te tjeret ose jane te 1) korruptuar e ndotur 2) pa personalitet. 3) tulatur e friksuar apo 4) kalimtare oportuniste, le ti quajme grupi militanto-rrogtar.

z Myftari, eshte eksponenti No1. per te mos thene i vetmi qe ben ca ''yarns' te lezetshem. Robi fillon dhe e lexon e s'ka te mbaruar. Ai arriti te behet nje ekspert qe thur e c'thur teori konspirative e ngelet perhere ''entertaining'' Thjeshte, ka krijuar nje ''niche'' te veten; ama nuk eshte treguesi e gazetari me serioz per argumente e koncepte racionale. [e them kete me respekt per te si person] Sa per aksident apo e vrane, une akoma nuk e di dhe as nuk e paragjykoj kete. Kjo i perket pales qe hamendeson dhe ngre dyshime. Le te paraqese 1) prova + 2) demarshe te reja serioze e mjaftueshmerisht te besueshme per nje ri-hetim. Theksoj, se ne nje Shtet Ligjor dhe Rend Demokratik; familja, palet e interesuara, nje Gazete dhe opinioni publik kane shume rruge ligjore te hapura, per te kerkuar ndaj strukturave pergjegjese respekt per jeten dhe vdekjen e cdo qytetari shqiptar.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.