Kriteret e reja të ndarjes administrative, bashkitë dhe komunat që shkrihen dhe ato që mbeten

Shumë komuna dhe bashki rrezikojnë të humbin statusin aktual me ndarjen e re administrative. Gazeta “Shekulli” zbardh draftin e qeverisë me kriteret dhe metodën e ndarjes së re administrative. Rreth 28 do të jetë numri i bashkive me ndarjen e re territoriale që po përgatit qeveria. KLSH-ja sugjeron që bashkitë të riorganizohen me një minimum popullsie prej 15.000 banorësh, ndërsa komunat duhet të kenë një minimum popullsie prej 10.000 banorësh. Rezulton se në Shqipëri aktualisht mund të krijohen 28 bashki. Më shumë zhvendosje dhe bashkime do të ketë tek komunat, pasi vetëm 15 të tilla plotësojnë kriterin për të mbajtur këtë status. Gjithsesi, kjo ndarje nuk është përfundimtare, pasi shumë komuna dhe fshatra do të rigrupohen për të krijuar njësi të reja administrative, ku dyshemeja do të jetë 10 mijë, 20 mijë ose 30 mijë, sipas dendësisë së zonave nga perëndimi në lindje dhe nga veriu në jug.
Projektin e ri të ndarjes së e re administrative në bashki dhe komuna do ta gjeni të plotë në linkun:http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=38109&kat=88
Zh.
Add new comment