Braçen e shqetëson lirimi i Mziut, sepse dëshmon tërheqjen e gjyqësorit pas presionit politik

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar në fb pas pas ndryshimit të masës së sigurisë për kreun e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Gjykata e Apelit vendosi se për Mziun ishte e mjaftueshme masa e detyrimit me paraqitje dhe jo me burg si deri tani, pas akuzave ndaj tij, ndër të cilat ajo për pabarazi në tendera. Për Braçen, nuk është dhe aq çështja nëse “këta ofiqarë të një sistemi të korruptuar do gjykohen të lirë. Tani më shqetëson fakti se presioni politik e dha efektin, presioni politik është funksional, më funksional se shteti ligjor i së drejtës dhe gjyqet ndaj tyre do degradojnë në mosndëshkim të aferës korruptive konkrete! Këta po dalin nga burgjet si heronj!". Nga ana tjetër, mediat kanë vënë re prej kohësh disproporcionin e vendimeve të shkallës së parë në rastin e kryebashkiakut socialist të Vlorës, Gjika, krahasuar me rastin Mziu. Për çka edhe opozita e djathtë nuk ka ngurruar të akuzojë për diskriminim në sfond politik.
a.k
Comments
Por natyrisht qe Brace nuk e

Por natyrisht qe Brace nuk e ka vene re rastin e Gjikes. Shko shpela sarinen me uje, o Brace!

Pavaresia e Gjyqsorit

Pavaresia e Gjyqsorit mbeshtetet jo vetem ne legjislacioni perkates por dhe ne besimin e publikut ndaj nje sistemi gjyqsor te pergjegjshem! Presioni ndaj tij eshte bere nje fenomen shume shqetesues ne Shqiperi, Partite Politike ne pushtet apo opozite bejne presione ekstreme qe shkojne nga tipike mafioze deri ne protesta mediatike, kur nuk duhet te flasin fare. Eshte i njohur rasti Meta, njeri i shkonte ne shtepi naten [basha] e tjetri dilte neper kafe me te duke u zgerdhire: "lere gjyqsorin te thote fjalen e tij!" [berisha] Ne Britani, gjate nje gjyqi ne progres, K.M-Kameron u kap gafil nga nje pyetje e gazetarit, thjesht u pergjigjur: jam tifoz i "grupit Nigella". Te nesermen mori nje qortim indirekt nga gjyqtari, qe shpenzoi nje mengjes duke i shpjeguar jurise pse KM eshte gabim e me te drejte pala tjeter ndihet e paragjykuar dhe ne ankth. Me pas KM heshti. Media Britanike, ne cfaredo procesi gjyqsor [qofte dhe tabloidet me ekstreme] poshte shkrimeve qe raportojne per te, nuk lejone komente derisa procesi te mbaroje.

Ne Shqiperi Deputetet Opozitare bejne qoka burxheve, thua se z. Xh.M eshte i Burgosur i Ndergjegjes. A duam shtet ligjor? Lere ligjin te punoje, konsumo gjitha shkallet e apeleve, me pas bej protesta politike ose ndrysho ligjin nese mundesh, e ne s'te pelqen. Korrupsioni kurre nuk denohet keshtu, me mbrojtje politike apo presione vulgare. Pse cdo gje eshte kaq e veshtire per ne? Kroacia e denoi nje ish-KM, Rumania po ashtu, nuk ruajme ne dot dekor e ligjesi, per nje " Xhelal Mzi"??

Jo shume kohe me pare, Lubonja dha nje ide te mire:

- Ta shkepusim gjyqsorin ne nje nivel qe nuk ndikohet nga Politika, ne rroge/perfitime etj...larg korrupsionit ordiner.

- Me pas M. Nano hodhi nje ide provokuese - qofte dhe nga deshperimi - per gjyqtare te huaj. Te dyja keto, pas artikujve te rradhes, nuk paten shume jehone ne shoqerine civile. Dicka duhet bere - e themi te gjithe - por cfare?! Arben Ristani, jurist nga profesioni, me njohuri ne shkalle te ndryshme, gjyqtar, avokat, ne komisionin e zgjedhjeve, serbes-serbes viziton ne para-burgim nje person te cilit nuk i ka mbaruar procesi akoma. Te vjen keq kur sheh nje Jurist qe e ben kete. Pune tjeter se dikur, i ri dhe idealist, ka qene cun persmari, e si punet shkuan me tej. Por te pakten, kete ai [edhe ai] e kupton mire. Atehere, si ta quajme kete? Demonstrim force?

Te pakten ne leter, Gjyqsori dhe Legjislativi, Gjyqsori dhe Ekzekutivi, i kane kompetencat dhe fuqite te ndara; paveresia e te parit duhet te jete jo vetem substanciale por dhe personale [gjyqtari si individ] larg presionit direkt e indirekt nga cdo dege e pushteteve. "Konstitucioni Britanik" [i pakodifikuar] ka dy konventa qe garantojne pavaresine e gjyqsorit 1) Parlamenti nuk komenton per ceshtjet qe jane para gjyqit 2) Privilegji Parlamentar. Eshte e pamundur te besh shtet ligjor, kur ligjeberesit ne menyre te hapur - e me paragjykim - thyejne ligjin. Kjo politike dhe menyre e se berit politike duhet ndaluar, shoqeria duhet sensibilizuar me shume dhe furorja mediatike e civile te filloje aty kur fillon shkelja... . Lirmi i z. Mziu i perket gjykates, presionet nga saj na takojne te gjitheve ne.

Braçja thote qe gjyqesori nuk

Braçja thote qe gjyqesori nuk funsionon, kurse Nasip Naço thote qe funksionon. Cilit prej ketyre rilindesve duhet ti besojme?

Braçja, ky djalë i

Braçja, ky djalë i shqetësuar. Jepini një krëhër djalit.

Ore 1 minut o Braçe sarina.

Ore 1 minut o Braçe sarina. Po a u informove se kush e dha vendimin ne apel. Nusja e Dhori Sollakut, benjaminit te Rames qe e ka piketuar dhe per drejtor te Byrose Shqiptare te Hetimit (FBI shqiptare.... pika qe sy bie). Z. Sollaku e keni patur ne cdo konference te PS me gjyqesorin. Atehere pyetja eshte: Kush eshte alternativa juaj, Te rilindim me Sollaket, apo e Mzinj e Sales. Une them se jeni te dyja palet fatkeqsia e ketij vendi. Turp t'ju vije...

Ata komentues qe ironizojne

Ata komentues qe ironizojne me "sarinen" e Braces ju them nje gje:

Ju jeni me injorantet sepse ishit ju ata qe ju hyri lepuri ne bark gjate protestave te shemtuara gjasme per nje Shqiperi te paster. Erjoni te pakten tha nje te vertete, kurse ju jetoni akoma ne erresiren e injrances.

Kthehemi tek tema: Doni Drejtesi ju? E dini qe drejtesia eshte betonizuar nga Berisha? Nje qeveri apo k/m nuk denon, por ben reforma. Reforma ne drejtesi kerkon vite, e jo sic pretendoni ju te behet per 6 muaj.

Shko jeto edhe ti me te
Shko jeto edhe ti me te verteten e Braces: Shko shpela duart nga sarina tani pas shpelarjes se trurit.
Jo o Erjon se nuk tremben nga

Jo o Erjon se nuk tremben nga frika gjyqtaret tane.Ata i nenshtrihen vetem pushtetit te parase.

Dritan, C'ka e ben komike

Dritan,

C'ka e ben komike injorancen e Braçes eshte fakti se ajo eshte e bertitur me arrogance. E njejta gje vlen edhe persa i perket drejtesise, Mziu nuk u lirua per pafajesi thjesht u trajtua njesoj si Gjika duke u gjykuar ne gjendje te lire. Braçe humb besueshmerine kur flet per influencim politik ne rastin e Mziut e nuk ben te njejten gje per rastin e Gjikes. Meqe rilindesit jane te fiksuar me epitetin "funksional" atehere Braçen mund ta quajme bertites funksional dmth. qe nuk sherben per asgje.

Vijme tek reformat, si e kane nisur me reformen per luften ndaj korrupsionit, shume e kritikuar nga BE dhe SHBA sepse eshte ideuar me qellim qe te kontrollohet nga qeveria e rrjedhimisht nga politika , keta nuk duan te luftojne korrupsionin si fenomen por ta perdorin kete si leve per te goditur kundershtaret politike.

Qe ne veprimet e para qe ka nderrmarre qeveria deshmohet shume qarte se jane te udhehequr nga nje shpirt hakmarres, revanshist duke shperfillur ligje, rregulla, marreveshje.

Nese fillimi i mbare eshte gjysma e punes, rilindesit duhet akoma te zgjohen nga gjumi qe te punojne ne te vertete per te miren e vendit dhe jo per interesa apo inate personale.

O GJON , ishalla eshte ashtu

O GJON , ishalla eshte ashtu si thua ti , por fatkeqsisht keta skan as vullnet as deshire qe te hakmerren. askush nuk do paguaj per asnje zhvatje. po te hakmerren keta te pakten bie dikush ne burg , dhe kjo automatikisht i hap rruge hakmarrjes se ardhshme pas rrotacionit te ardhshem. pra kjo hakmarrja si thua ti nuk eshte dicka e keqe. por rama nuk eshte ne gjendje te beje as kete, jo me te jete ne gjendje te luftoje korrupsionin si dukuri.

Add new comment