Lotaria Kombëtare dhe jackpoti, rrëmujë dhe mungesë transparence

Çfarë po ndodh me lotarinë kombëtare 6 nga 39? Pas polemikave mbi shorteun e datës 22 dhjetor 2013 ku nga 39 gogla, në vazo futen vetëm 38 dhe gjithçka vazhdon normalisht me indiferentizmin e jurisë, kompania deklaroi anullimin e shorteut të kësaj date. Ishte një shorte I shumëpritur pasi qe lajmëruar dhe shpërndarja e jackpotit prej 35 milionë lekë të reja. Por siç njofton shqiptarja.com, shorteu i dytë që kompania deklaroi se u hodh, duke shpallur të tjerë numra fitues, nuk është transmetuar para kamerave duke mos patur as kushtet më minimale të transparencës. Edhe herën e dytë nuk është shpërndarë Jackpoti i majmë. Sipas gazetës, është Ministria e Financave që sipas ligjit duhet të garantojë transparencën e plotë të lojës nga Lotaria Kombëtare. Ky konçesion i dhënë nga qeveria në 2012-ën një kompanie austriake, është denoncuar nga socialistët që deklaruan se do ta anullonin kur të vinin në pushtet. Madje kryeministri i sotëm atëherë sqaroi në një takim edhe autoritetet më të larta austriake për këtë qëndrim. Lexoni edhe: http://www.shqiptarja.com/home/1/lotaria-komb-tare-ja-video-... a.k
Add new comment