Ronaldo shpallet më i miri, “mposht” Mesin dhe përlotet

Talenti i jashtëzakonshëm me emrin Kristiano Ronaldo, siç pohojnë rëndom specialistët dhe njohësit e futbollit, ka një ters të madh: Është bashkëkohës i Lionel Mesit. Megjithatë, dueli i prestigjit dhe titujve ndërkombëtarë këtë herë është fituar nga portugezi i Real Madridit, pasi CR7 është futbollisti më i mirë i vitit 2013 duke thyer hegjemoninë e Lionel Messit pas 4 vitesh dominim. Ronaldo rezultoi fitues pas votimit të trajnerëve, kapitenëve dhe gazetarëve të çdo shteti. Portugezi zhvilloi një edicion spektakolar në aspektin personal me Realin e Madridit duke u kthyer në një makineri golash, por me ekipin nuk arriti që të fitonte asnjë trofe. Shenjat ai i kishte marrë për këtë fitore, pasi kishte sjellë me vete edhe familjarët në ceremoninë gala. Por edhe më të “pafatë” se Ronaldo janë Frenk Riberi, që ishte ndër finalistët e titullit, dhe Zllatan Ibrahimoviç që mori çmimin “Pushkash” për golin më të bukur. Në garën për trajnerin më të mirë të vitit ka triumfuar Jup Hejknes, titull plotësisht i merituar pas një edicioni fantastik me Bayernin duke fituar çdo kompeticion.
a.k
Add new comment