Komisioneri i KiE: “Autorët e ngjarjeve të 21 janarit të sillen para drejtësisë”

21 janari po afron dhe duket se politika është e detyruar të mos heshtë mbi këtë ngjarje. Një ditë më parë ishte ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ai që e hapi këtë temë, por sot një zë tjetër është shprehur nga KiE. Nils Muižnieks, komisioneri për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Europës ka deklaruar sot se korrupsioni në drejtësinë shqiptare është problematik. Sipas tij duhen shmangur ndërhyrjet e politikës në proceset gjyqësore dhe një shembull i mirë për këtë do të ishte hetimi dhe drejtësia për 21 janarin. “Është urgjente për të hetuar të gjitha këto raste dhe autorët e ngjarjeve te 21 janarit të sillen para drejtësisë. Duhet që procesi të jetë i besueshëm dhe i favorshëm për një besim të restauruar publik në shtetin dhe institucionet e saj”, shprehet komisioneri në një raport që ka hartuar për Shqipërinë pas vizitës që bëri në muajin shtator. Ai ka kritikuar autoritetet shqiptare edhe për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Europiane.
s.z
Add new comment