Deri në Butrint do të prishen 280 objekte

Prishja e ndërtimeve që nuk disponojnë dokumentacion të rregullt ka vijuar përtej Vlorës dhe këto dy ditë është ndalur në Dhërmi. Madje Top-Channel njofton se edhe diskua e njohur “Havana” është shembur. Në listën e objekteve që do të prishen janë edhe ato të cilat janë ndërtuar në një distancë më të vogël se 100 m nga vija e detit. “Një ditë më parë aksioni i INUK-ut ishte në zonën e Drimadhes ku janë prishur 6 objekte. Aksioni do përfshijë pjesën më të madhe të fshatrave të Himarës. Objektet që janë shembur kanë qenë në ndërtim e sipër dhe disa prej tyre ishin të përfunduara dhe shërbenin si lokale dhe dhoma plazhi. Në zonën bregdetare nga Llogoraja deri në Himarë pritet të prishen rreth 150 objekte, ndërsa në total deri në Sarandë, Butrint dhe Ksamil janë rreth 280 objekte që do të shemben”, shkruan Top-Channel.
s.z
Comments
"Diskua". Nga te kemi ty
"Diskua". Nga te kemi ty vella.
Shyqur qe u zgjua

Shyqur qe u zgjua shteti....me mire vone se kurre....le te komentoi krimineli berisha be facebook se edhe rradha e tij do te vij shpejt te jape llogari per krimet dhe per katastrofen urbane qe i punoi ketij vendi

Vetem 280 ovjekte?!Po u

Vetem 280 ovjekte?!
Po u kepuskan n'mes dhe kto t'ndertimores. Ne bregdet jane me mijra ndertime pa leje.
Mesa duket rama e paska ket aksionin vetem per show.

po hotelin e Kocos ne plazhin

po hotelin e Kocos ne plazhin e Qeparoit do e prishin? Po ato dy apllatet 20 kateshe ne Himare, qe jane jashte cdo rregulli urbanistik te zonave te bregut te Jonit??

Add new comment