Miku i Jusuf Gërvallës: “Dyshoj se vrasjet e UDB-së do të zbardhen. Pohimet e Donika Gërvallës, nuk mund t’i konfirmoj”

Postuar në 16 Janar, 2014 13:07

Deklarimet e Donika Gërvallës, bijës së aktivistit Jusuf Gërvalla nuk janë konfirmuar nga miku i këtij të fundit, Ibrahim Kelmendi. I intervistuar nga gazeta “Express” Kelmendi ka deklaruar se ai është pyetur për vrasjen nga hetuesia gjermane, por asnjë prej emrave që janë në qeverinë aktuale të Kosovës nuk figuron në dosjen hetimore. “Para disa kohëve ajo me ka takuar (Bundeskriminalamt, shkurtesa BKA/Enti Federativ i Kriminalistikës), më kanë pyetur edhe për disa emra të rinj, për të cilët po hetonte si të dyshuar, por ata nuk janë pjesë e qeverisë”, është shprehur Kelmendi. Tej këtij elementi mediatik, Kelmendi ka dhënë një mendim të vetin se përse këto vrasje që mendohet se janë kryer nga UDB-ja nuk zbardhen ende. “Nuk kam përgjigje konkrete. Dilemat e mia janë të shumta. Vendimi për vrasje duhet të jetë marrë në kreun e regjimit të ish-Jugosllavisë dhe prandaj hetuesia gjermane ende nuk po ia del të sigurojë prova konkrete. Uroj që Shteti i Kroacisë do të dorëzojë në Gjermani ish-kryeshefin e SDB-së federative, Zdravko Mustaq. Uroj që ai të ketë kurajë qytetare për të ndihmuar hetuesinë gjermane që të konstatohet kush nga kreu i Jugosllavisë e ka dhënë urdhrin për vrasje dhe cilët janë dorasit. Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Kosovës ka rastin për të ndihmuar hetuesinë gjermane, duke u angazhuar si përgjigje ndaj denoncimit tim”, ka thënë Kelmendi.

http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,131776

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.