Egjipt, Kushtetuta e re (gjenerali Abdel Fatah al-Sisi) merr më shumë se 95 % të votave

Në Egjipt ka mbaruar numërimi i votave për Referendumin mbi Kushtetutën e re egjiptiane. Ata që e kanë votuar pro ndryshimeve të Kushtetutës e kanë kaluar 95 përqindshin. Ndërkohë që pjesëmarrja në votime, ka qenë 50%, e popullsisë që do të thotë më shumë se 22 milionë zgjedhës. Kjo gjë konfirmohet nga burime të komisionit qëndror zgjedhor në Kairo. Ndërkohë që një deklaratë zyrtare, pritet të jepet brenda 24 orëve.
Bëhet fjalë për një fitore të madhe për gjeneralin Abdel Fatah al-Sisi, zëvendës kryeministër, minister i Mbrojtjes dhe kreu i forcave të armatosura egjiptiane.
Në zgjedhjet e dhjetorit të vitit 2012, të fituara nga Morsi, pjesëmarrja në votime ishte vetëm 33%, ndërkohë që tashmë bëhet fjalë për një shifër më të lartë, që do të thotë 50%.
Zh.
Comments
Po po taman fitore e
<p>Po po taman fitore e thelle! </p><p>Biles me vjen cudi si nuk paska fitur 100% sic fitonte xhaxhi ne shqiperi...</p>
Add new comment