Flama e diplomave dhe e titujve të “profesorëve”

Në Prishtinë disa të diplomuar te Kristali ngrihen në protestë para Ministrisë së Arsimit në mënyrë që t’u njihen diplomat e marra në këtë universitet “të famshëm”. Po atë ditë doli lajmi, që u raportua në disa gazeta, se janë disa mijra pedagogët e bërë ‘profesorë me gradë’ në Shqipëri. Ndërsa dje, tema e profesorëve është zhvendosur me bujë në Fakultetin e Mjekësisë, ku pritej të jepeshin tituj të tjerë të “profesorit”. Dekanati i këtij Fakulteti ka thirrur një mbledhje të Këshillit të Profesorëve me temë: shpërndarjen e disa titujve të rinj. Dhe çudia është se, sipas gazetave, për disa nga anëtarët e Këshillit të Profesorëve ka qenë thuajse e pamundur të njiheshin në detaje me dosjet e dorëzuara vetëm 2 orë para mbledhjes. Këta të fundit nuk e kanë pritur mirë këtë mbledhje-rrufe, aq më tepër që në Fakultet qarkullojnë prej kohësh zëra se titujt “profesorë” dhe gradat e tjera po shiten me para në dorë.
Në këtë rrethanë tensioni, atje ka mbërritur ministrja e Arsimit. Por ajo ka dalë më shpejt se sa ka hyrë në atë sallë. “Profesorët” kishin krikuar një lëmsh e një klimë, ku autoriteti e mjetet e ministres nuk bënin punë.
Re.Pu.
Add new comment