Top-Channel: Takim Nishani-Bushati për Radikën dhe emërimet e ambasadorëve

Top-Channel ka përcjellë sot një informacion sipas të cilit çështja e lumit Radika është diskutuar mes ministrit të Jashtëm dhe Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. “Burime të Top-Channel bëjnë me dije se mes kreut të shtetit, njëkohësisht edhe kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe ministrit të Jashtëm është folur për nevojën e një dokumenti të ri të Sigurisë Kombëtare”, bën me dije TCH. Po sot ish-ministri Fatmir Mediu ka apeluar për ngritjen e një komisioni ndërshtetëror mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në mënyrë që të administrohen çështje të tilla në rrugë institucionale. Sipas TCH në takim janë marrë në shqyrtim edhe problemet e trupit diplomatik, emërimin dhe lirimit nga detyra të ambasadorëve, ku të dyja institucionet janë të përfshira.
Më shumë në: http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=271368
s.z
Add new comment