Sondazhi IPR Marketing: Asnjë politikan me kuota mbi 50%

Nga sondazhi i IPR Marketing, prezantuar sot në Ora News, rezulton se asnjë nga politikanët për të cilët janë pyetur të anketuarit nuk ka një kuotë pozitive mbi 50%. Ndër politikanët e PS-së, kryeson Rama me 48%, i ndjekur nga Tahiri me 47%, Bushati 46%, Kodheli, Nikolla e Veliaj me 45%. Ndër politikanët e LSI-së, kryeson Meta e Haxhinasto me 45%, Gjosha me 44%, e Panariti me 43%. Ndër politikanët e PD-së, kryeson Nishani me 38%, i ndjekur nga Basha me 33% e Berisha me 31%.
Sipas drejtorit të IPR Marketing, kampioni përbëhej prej 2000 të anketuarish, gjysma në zonat rurale, dhe i balancuar politikisht.
Re.Pu
Add new comment