Kosovë, rritje e të sëmurëve nga kanceri si pasojë cilësisë së naftës

Gazeta “Zëri” në Kosovë identifikon sot nnjë problem jo të vogël në lidhje me naftën dhe mazutin që përdoren për automjetet, por edhe për ngrohjen. Sipas kësaj gazete përqindja e lartë e sulfurit po ndikon në shëndetin e njerëzve. “Zëri” flet për “naftë kancerogjene” dhe për ilustrim sjell shifrën pre 735 të diagnostikuarve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, vetëm për vitin 2013. Po kështu, edhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë flet për një numër të madh të sëmurësh nga sëmundja e kancerit, çka për gazetën jep një të dhënë për lidhjen që ekziston mes përdorimit të naftës dhe këtij fenomeni.
s.z
Add new comment