Opozita "bojkoton" reformën territoriale

Postuar në 07 Shkurt, 2014 05:00

Ndonëse mazhoranca dhe opozita arritën të gjejnë konsensusin për ngritjen e Komisionit Hetimor për ndryshimet në Policinë e Shtetit, ende nuk është gjetur gjuha e përbashkët për reformën territoriale. Në mbledhjen e parë të Komisionit Parlamentar për këtë reformë, ka munguar opozita. Mazhoranca qeverisëse edhe pse e ka numrin e nevojshëm për të miratuar një reformë të tillë, praktikisht do ta ketë thuajse të pamundur të realizojë një reformë të tillë pa opozitën edhe pse kreu i Kuvendit, Ilir Meta nuk e tha në mënyrë të drejtpërdrejtë një gjë të tillë.“Mazhoranca e sotme edhe pse i ka votat kërkon me insistim bashkëpunimin e opozitës se ka nevojë për mendimet, idetë dhe sepse kjo është në interesin e gjithë shqiptarëve”, tha ai. Përveçse bashkëpunimi me opozitën është një “kusht” i BE-së, mos angazhimi i opozitës në këtë reformë mund të çojë deri edhe në bojkotim të zgjedhjeve lokale nga ana e saj. Deri tani, PD është shprehur se reforma ka qëllime elektorale dhe nuk bëhet vetëm për të kursyer para nga buxheti i shtetit, që sipas Metës “vetëm nga kostoja administrative që do të kursehet nga kjo reformë buxheti i shtetit do të fitojë 80 milionë dollarë përgjatë një mandati të pushtetit vendor, përveç shumë resurseve të tjera”. S.S

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.