Arvizu “nxjerr nga rreshti bllokues” PDIU-në për reformën territoriale

Postuar në 11 Shkurt, 2014 04:28

Takimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu me deputetët e asaj që i quajti “partia e dytë e opozitës”, PDIU, kishte për kryetemë reformën territoriale dhe rolin e opozitës në këtë proces kaq të rëndësishëm. Pas takimit dyorësh në selinë e PDIU-së, ambasadori Arvizu theksoi se ai kishte vlerësuar pas takimit rolin parlamentar të kësaj partie, ku mundësia e PDIU-së për të qenë konstruktive në jetën politike shqiptare ishte e madhe. Nga ana tjetër, kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, theksoi se e kishte njohur ambasadorin Arvizu me zhvillimet rreth rezolutës çame dhe po kështu me axhendën e qartë të reformave që kishte kjo parti dhe po kështu rolin konstruktiv që kishte vendosur të luante në Parlamentin shqiptar.

Për gazetën Shqip, ky “rol konstuktiv” përkthehet në fakt si zhbllokim i situatës së ngërçit që ka krijuar refuzimi i PD-së, dhe një zgjidhje sa më gjithëpërfshirëse për reformat në fjalë.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.