Serbët, peticion për rigjykimin e Gavrilo Princip. Në krye të nismës Emir Kusturica

Postuar në 12 Shkurt, 2014 07:16

Disa përfaqësues të njohur të jetës publike serbe duket se kanë ndërmend që të apelojnë pas gati 100 vjetësh gjykimin e Gavrillo Prinicp dhe anëtarëve të tjerë të organizatës “Bosnja e re”, të cilët morën pjesë në atentatin ndaj Arkidukës Ferdinand. Ky atentat merret rëndom si shkak i nisjes së Luftës ë Parë Botërore. Nismëtar në këtë peticion që kërkon rigjykimin është Departamenti i Historisë në Institutin “Andriç” në Andriçgrad të Republikës Srpska dhe pjesë e tij është bërë edhe drejtuesi i institutit, regjisori i Emir Kusturica. “Çfarë lloj vendimi ishte ai dhe çfarë trupe gjykuese ishte ajo ndaj të cilëve nuk u lejua asnjë lloj apeli", shprehet Kusturica. Si arsye tjetër jepet edhe ilegjitimiteti i procesit, pasi ai u zhvillua nga austro-hungarezët në një territor të cilin ata e kishin pushtuar dhe ndaj të cilit Perandoria e tyre nuk kishte sovranitet. Gjyqi sipas Kusturicës duhet zhvilluar në Sarajevë, aty ku edhe ngjarja ndodhi.  Agjencia “Tanjug” që përcjell lajmin shton në fund se “Bosnja e re” ishte “një organizatë pro-jugosllave, që bashkonte serbë, kroatë, myslimanë në luftën kundër aneksimit dhe pushtimit të Bosnjes nga Austro-Hungaria”. Një përpjekje pra për të rikthyer simbolet e bashkimit në këto kohë, një luftë idesh e nxitur më shumë nga serbët, humbësit më të mëdhenj të shekullit të 20-të, megjithë protagonizmin dhe planifikimin e krimeve nga më të mëdhatë në Europë.

Më shumë në: http://tanjug.rs/news/116512/petition-launched-for-revising-...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.