Shqipëria nën monitorim. Këshilltari Hand: Pozitë, opozitë, president, hallka që duhet të bashkëpunojnë

Postuar në 13 Shkurt, 2014 11:38

“Zëri i Amerikës” i ka marrë një intervistë Këshilltarit të lartë politik të Komisionit amerikan të Helsinkit, Robert Hand, i konsideruar edhe si një analist me përvojë i politikës së Shqipërisë. Tre janë momentet që peshojnë në këtë intervistë: raporti pozitë-opozitë, me një theks në rolin e presidentit të Republikës, çështja e statusit të vendit kandidat si dhe përgjegjësia që edhe Europa duhet të marrë për hapat pozitivë që ndërmerren në vendet e Ballkanit Perëndimor ku bën pjesë edhe Shqipëria. “Javën e kaluar Presidenti (Bujar) Nishani ishte këtu në Uashington dhe mendoj se ai kishte një vlerësim pozitiv për situatën në Shqipëri. Anëtarët e Kongresit vunë në dukje se partia që e emëroi atë për presidencën nuk është më në pushtet dhe ky është një zhvillim i ri për Shqipërinë, është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe duke pasur parasysh historinë e vështirësive mes partisë në pushtet dhe opozitës ndër vite, ky është një shans për të parë se si mund të funksionojnë gjërat. Ne u inkurajuam që Presidenti Nishani shprehu angazhimin që ai të luajë rolin e vet që gjërat të funksionojnë dhe që të gjitha palët në Shqipëri, qofshin në qeveri ose jo, të tregojnë të njëjtin angazhim dhe të përpiqen ta çojnë vendin përpara”, është shprehur Hand. Kjo merr vlerë pasi vetëm dje në takimin me Pitellën, presidenti do të deklaronte se vendi është para provës së ruajtjes së integritetit kushtetues të institucioneve të pavarura. Një deklaratë kjo lidhet direkt me përpjekjet e shumicës për të reformuar disa institucione. Sipas Hand, rotacioni paqësor i pushtetit, mund të keqpërdoret si garanci finale se gjërat shkuan mirë dhe tashmë çdo gjë mund të lejohet. Në fakt, komuniteti ndërkombëtar monitoron përherë dhe nëse i referohemi kësaj që deklaron analisti amerikan, mund të kuptohet se ajo që ndodhi më 23 qershor nuk mund të gënjejë askënd jashtë Shqipërisë nëse nuk kapitalizohet si normë politike. Por mundet sigurisht të zhgënjejë të gjithë.

Më shumë në: http://www.zeriamerikes.com/content/bob-hand-voa-shqip-zgjedhje-shqiperi/1850706.html

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.