Ardian Hoxha te Krasta: “Vrasësit e Remziut, babait tim, janë Berisha, Gazidede, Sefgjini, …”

Postuar në 14 Shkurt, 2014 02:50

Adi Krasta kish thirrur në studio këtë herë Ardianin, djalin e Remzi Hoxhës, të zhdukur pa lënë gjurmë para vitit 1997. Mass-media ka ngritur dyshime e hipoteza, sipas të cilave ai është vrarë nga njerëzit e regjimit të Berishës, dhe ka kohë që kësaj hipoteze i mëshon dhe Ardiani. Ai ka përsëritur të njëjtën gjë në programin e Krastës, në televizionin ‘Agon’. “Janë Sali Berisha, Bashkim Gazidede, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Budjon Meçe [që e kanë bërë këtë krim]”. Por ka saktësuar: “Këta pesë persona [nuk janë] Partia Demokratike. [Nuk kemi fajësuar] Partinë Demokratike, por këta pesë individë. Se këta pesë individë nuk përfaqësojnë gjithë kombin, as nuk përfaqësojnë gjithë shtetin dhe as gjithë partinë e tyre”.

Ardian Hoxha ka thënë se Kryeministri i ri i Shqipërisë, Edi Rama i ka premtuar përkrahje në zbardhjen e vrasjes së babait të tij. “Na ka thënë se do na japë përkrahjen maksimale me të gjitha fuqitë që i ka, edhe se do jetë në dispozicionin tonë. Asnjëherë s’jam ndjerë më mirë në Shqipëri se atë ditë [që Rama më ka bërë këtë premtim]”, ka shtuar ai.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.