SHBA, qeveria udhëzon bankat të pranojnë depozita nga shitësit e marijuanës

Postuar në 14 Shkurt, 2014 16:47

Bankat e kuptojnë pa asnjë paragjykim zhvilimin. Ose më mirë prirjen. Dhe nën një 'instinkt' të tillë ndoshta, bankat në SHBA do të pranojnë para edhe nga shitësit e marijuanës. BBC-ja njofton se lidhur me këtë çështje ka edhe një udhëzim të qeverisë, e cila sugjeron që depozitat nga shitësit e marijuanës të pranohen. (http://www.bbc.co.uk/news/world-us-canada-26200390)
Ndërkohë ka disa shtete në SHBA që e kanë legalizuar përdorimin e "barit" dhe kjo, siç mund të pritej, është një hap që kërkon edhe trajtimin e vet në planin ekonomik. Me këtë masë, padyshim që edhe kultivuesit e kanabisit në Shqipëri, fitojnë një kredo dhe mundësi që të ligjërojnë paratë e tyre. Teorike, por ndoshta ndodh edhe kështu, për më tepër që me këtë masë, SHBA-të po ndryshojnë dhe standardin ligjor të përkufizimit të një trafikanti. Pa harruar këtu elementë te etikës dhe besimit, si p.sh rasti i Bob Marley-it që thuhet se pinte marijuana pasi në besimin e tij, ky ishte një akt i shenjtë. (http://worldmusic.about.com/od/genres/f/Why-Did-Bob-Marley-S...).
S.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.