Më së fundi zyrtare: Të ardhurat tatimore nën qeverisjen e re

Postuar në 15 Shkurt, 2014 04:29

Dje zëdhënësi i Ministrisë së Financave shpërndau me e-mail të dhënat zyrtare të buxhetit të shtetit për vitin 2013. Nga këto të dhëna, mund të analizohet ecuria e të ardhurave tatimore nën qeverisjen e re (të ardhurat jotatimore, si ndihmat e huaja, fitimi i Bankës së Shqipërisë, etj. nuk varen shumë nga puna e qeverisë).

Kështu, në muajin tetor 2013, të ardhurat tatimore u rritën 9.8% (rreth 25 milion dollarë), krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Në muajin nëntor 2013, u rritën vetëm 1.6%, dhe në dhjetor 2013, plot 36.6%. Rritja gjigande në dhjetor shpiegohet kryesisht me rritjen e importeve në këtë muaj – të ardhurat e doganave u rritën 50% në dhjetor të 2013-ës, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Një rritje e tillë zakonisht ndodh para hyrjes në fuqi të akcizva/taksave më të larta për mallra të caktuara, siç është rasti i karburanteve, cigareve, alkoholit, kafes, etj., Kjo, sepse importuesit depozitojnë të tilla mallra para rritjes së akcizave/taksave të tyre.

Mbetet të shihet sesi do të jenë shifrat zyrtare të të ardhurave tatimore për janarin, pasi efekti i përkohshëm i dhjetorit të jetë venitur.

E.Zaloshnja

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.