“Banda e Tritolit” ka edhe një vrasës tjetër me pagesë

Përveç Julian Sinanajt, duket se “Banda e Tritolit” ka edhe një vrasës tjetër me pagesë. Gazeta “Shekulli”, raporton sot se, Andon Mëhillaj, emri i vërtetë i të cilit është bërë i njohur nga vrasësi me pagesë, Julian Sinanaj, ka dëshmuar fakte kontradiktore në polici dhe gjatë marrjes në pyetje në Tiranë. Por, pavarësisht pretendimeve të tij, reale apo edhe të dyzuara nga gjendje e rënduar psikike, kundër tij janë rrëfimet e pafundme të killerit që ka qenë “punëtor” i tyre. Rrëfimet e Julian Sinanajt kanë bërë që grupi i hetimit të zbulojë se në këtë vorbull të mbushur me vrasje, shpërthime dhe porosi për vënie minash me celularë, të jetë i përfshirë edhe një tjetër “killer”. Prej disa ditësh është vendosur një tjetër person në listën e të kërkuarve, i cili dyshohet se është edhe më i rrezikshëm se sa Julian Sinanaj. Prokuroria mban sekret emrin e personit, por jep siguri se shpejt pritet të bjerë në pranga me të njëjtën akuzë edhe ky person i bandës. Lajmi i plotë : http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=40540&kat=87
Comments
Emri i tij jepet me
<p> Emri i tij jepet me inicialet- SRB. Kjo per arsye hetimore dhe qe personi te mos arratiset.</p>
Add new comment