Angela Merkel synon krijimin e një “interneti europian”; vetëm kështu mund të mbrohet privacy-ja në kontinentin e vjetër

Postuar në 16 Shkurt, 2014 07:29

Të mërkurën, Angela Merkel do të jetë në Paris, dhe aty do të bisedojë më presidentin Hollande edhe për një argument që ka dalë së fundmi si një problem. Kancelarja do të hedhë idenë e krijimit të një web-i europian, më saktë të një rrjeti komunikimi që të flasë ‘me gjuhë europiane’ e jo me ‘gjuhë amerikane’.  Ajo që doli nga historia me personazh qendror Edward Snowden-in nuk është gëlltitur lehtë as nga Merkeli vetë (telefoni i së cilës përgjohej në çdo minutë), as nga gjermanët, dhe prandaj këta të fundit nuk duan më që privacy-ja e tyre të jetë në dorë të amerikanëve. Kjo do të ulte fitimet e kompanive amerikane, e prandaj Google, Facebook e Microsoft janë duke i bërë presion qeverisë amerikane që të frenojë agjencitë e tyre furacake të sigurisë e të spiunazhit; përndryshe, këto kanë kërcënuar se do të bëjnë ballkanizimin e internetit me qëllim që të mbrojnë interesat e tyre. Por kjo nuk e ngushëllon Merkelin, e cila do që email-at e të dhënat e tjera personale të qytetarëve europianë të mos kapërcejnë më Atlantikun.

 

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.