Ekspertiza: Ikonat e Gjergji Thimos rezultojnë të vjedhura

Veprat ikonografike që iu sekuestruan Gjergji Thimo disa muaj më parë janë vepra që i përkasin fondit të trashëgimisë kulturore. Ky është përfundimi i arrritur nga 11 ekspertët të cilët ishin përcaktuar për të bërë ekspertizë të veprave të sekuestruara nga policia.Në raport bëhet e ditur se objektet i përkasin 4 kishave shqiptare, përkatësisht Kishës së Shën Thanasit në Voskopojë, Kishës së Shën Thanasit të Karavastas në Lushnjë, Kishës së Shën Marisë po në Lushnjë dhe Kishës së Manastirit në Spille. Gjithashtu konstatohet se 21 objekte të tjera janë grabitur në kishat e Maqedonisë, ku pritet ardhja e kërkesës zyrtare për kthimin e tyre në vendin e origjinës. 22 vepra të këtij koleksioni, nuk janë pjesë e trashëgimisë kulturore, edhe pse disa prej tyre rezultojnë të vjetra mbi 100 vjeçare dhe të çertifikuar nga Qendra Kombëtare e Inventarizimit të Pasurisë Kulturore. Ndërsa pjesa tjetër, prej 454 objektesh janë pjesë e trashëgimisë kulturore, në pronësi të shteti shqiptar.15 baldakinët e ikonostasëve të shekullit 16 dhe 17, prej druri unikal janë sharruar dhe gjymtuar. S.S
Add new comment