Barroso krahason Kosovën me Skocinë

Më 18 shtator, skocezët do të vendosin me referendum nëse do të jenë të pavarur ose jo nga Britania e Madhe. Pyetja e referendumit do të jetë: “A duhet që Skocia të jetë një vend i pavarur?”Kur duhet se, skocezët do ta mbështesin një ide të tillë, Presidenti i KE-së, Jose Manuel Barroso thotë se, “do të jetë shumë e vështirë, nëse jo e pamundur” që Skocia e pavarur të anëtarësohet në BE.Por, ministri skocez i Financave, John Swinney shprehet se pikëpamja e Barrosos është një koment “shumë absurd”.Duke folur për BBC, Barroso tha se Skocisë do t’i duhet të aplikojë për të qenë anëtarë e BE-së dhe kjo kërkesë duhet të miratohet nga të gjitha vendet anëtare.Këtu Presidenti i KE-së e kishte fjalën për një bllokim të mundshëm nga ana e Britanisë së Madhe, pasi ai solli si shembull Kosovën.“Për shembull, e kemi rastin kur Spanja e kundërshton madje edhe njohjen e Kosovës. Kemi të bëjmë në njëfarë mënyre me rast të njëjtë”.Nëse skocezët vendosin në favor të ndarjes nga Britania, atëherë Skocia do të jetë plotësisht e pavarur më 24 mars 2016. S.S
Comments
Ky qenka "palle" fare.
<p>Ky qenka "palle" fare. Prandaj po shkon BE per lesh. Rasti i Kosoves nuk ka asgje te perbashket me Skocine. Skocia eshte sot ne BE, ndersa Kosova, Serbia apo edhe ish-Jugosllavia nuk kane qene kurre.Mire qe nuk ka mare si shembull dy Korete. Kerkon te provokoje reagimin e Spanjes. Por Spanja e ka te qarte se pas referendumit te Skocise do te kete referendum per shkeputje edhe ne Spanje.</p><p>Pastaj, deshira e Skocezeve per te qene te pavarur, c'lidhje ka me te qenit ne BE ose jo. Jashte BE-se nuk jetohet ?</p><p>Pika neve ne c'BE kerkojme te integrohemi.</p><p> </p>
Add new comment