Protestat e furgonëve vazhdojnë. “Duan të favorizojnë autobuzët”, thonë protestuesit

Postuar në 17 Shkurt, 2014 03:05

Vazhdon protesta e drejtuesve të furgonëve 8+1 në disa qytete kundër urdhrit të Ministrisë së Transporteve për moslejimin e marrjes së pasagjerëve në kthim dhe informalitetit. Ata janë në ditën e 12-të të kësaj proteste, dhe në Elbasan, Korçë, Kukës, Shkodër, Berat, Vlorë shoferët janë shprehur të indinjuar nga heshtja e deputetëve të cilët pavarësisht thirrjeve të tyre, nuk kanë ardhur për të parë nga afër situatën. "Në fushatë na trokisnin në derë, ndërsa tani nuk na hapin telefonat deputetët e Korçës. Ne kemi familjet pa bukë, pasi kjo qeveri na hodhi në rrugë. Vendimi i Ministrisë së Transporteve është krejtësisht i njëanshëm, i padrejtë dhe favorizon shoqëritë e autobusëve. Megjithatë ne nuk do ndalemi, do vazhdojmë të dalim në rrugë deri në realizimin e kërkesave tona", tha një prej shoferëve. Ironikisht, siç vëren Neës24, pavarësisht vendimit për ndalimin e të gjithë furgonëve me targa të bardha, këta të fundit në Korçë vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.