Çanta studentore me reçel e byrek shkakton alarm për eksploziv pranë ambasadës amerikane

Familjarëve të një studenti të universitetit publik të Tiranës, nuk do t’ua kishte marrë mendja se çanta me kavanozë reçeli, presh e byrek që i kishin përgatitur, do të alarmonte për gjysmë ore policinë e kryeqytetit. Çanta në fjalë u harrua në trotuarin pranë murit të ambasadës amerikane, dhe pas një telefonate të mbërritur në polici, u ngrit alarmi pas dyshimit për bombë që vjen në këso rastesh. Alarmi u dha rreth orës 11:40 dhe në vendin e ngjarjes mbërritën forca të shumta policie. Një pjesë e zonës u rrethua me shiritin e sigurisë dhe për disa minuta u bllokua lëvizja. Pas verifikimit me qentë antieksplozivë doli se në çantë nuk kishin ndonjë lëndë eksplozive. Në vendin e ngjarjes shkoi edhe kreu i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa, që drejtonte operacionin. Nuk dihet ende nëse është identifikuar pronari ose pronarja e byrekut dhe reçelit.
a.k
Add new comment