Protesta malazeze pas atyre në Bosnjë: Akuza qeverisë për korrupsion, varfëri e papunësi

Postuar në 17 Shkurt, 2014 10:15

20 të arrestuar mes protestuesve, mes të cilëve ishin edhe 2 gazetarë malazezë, janë bilanci I protestave të së shtunës në Podgoricë të Malit të Zi, ku mbetën të plagosur edhe 9 policë. Qytetarët marshuan në selinë qeveritare duke kërkuar dorëheqjen e administratës për shkak të papunësisë, korrupsionit dhe kushteve të vështira ekonomike. Protestuesit qëlluan me gurë duke plagosur disa policë. Nga ana tjetër, edhe forcat e policisë u kundërpërgjigjën me gaz lotësjellës për të ndaluar protestuesit. Organizatori i protestës Ljubo Varagiç u bëri thirrje malazezëve përmes facebook-ut të solidarizohen me protestën antiqeveritare në vendin fqinj, Bosnje . Kryetari i Komunës Podgoricë, Miomir Mugosha njoftoi se do të ngrejë akuza penale kundër njerëzve që shkaktuan dëme në ndërtesat publike.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.