Legalizimet nisin publikimin e shkeljeve me 22 mijë leje dhe japin alarmin: Jemi përballë një situatë të paparashikueshme

Qytetarët shqiptarë do të mund të mësojnë pas pak orësh atë se çfarë ka ndodhur më procesin e legalizimeve në vend, ku zyrtarisht janë dhënë 22 mijë leje legalizimi në 6 vite. Kreu i ri i Agjencisë së Legalizimeve Artan Lame, ashtu sikurse kishte premtuar pak javë më parë, do të dalë të martën për të denoncuar publikisht rastet konkrete të abuzimeve apo shkeljeve të konstatuara.
Por ndërsa po përgatitet publikimi i dosjes së shkeljeve, nga ALUIZNI vijnë detaje të reja rreth asaj çfarë po ndodh në zyrat e institucionit. “Nga momenti që qytetarët kanë filluar të kuptojnë se institucioni po funksionon seriozisht, ai është përballë një situate të paparashikuar: një valë e paimagjinueshme ankesash, protestash, denoncimesh për atë cka ka ndodhur në vitet e fundit tek ALUIZNI” shkruhet në një njoftim zyrtar të këtij institucioni.
Aktualisht, po trajtohen rreth 1680 ankesa në javë, për problematika nga më të ndryshmet, që nga rastet e pronarëve që kërkojnë përjashtim nga legalizimi ose pezullim procedurash për objektet informale të ndërtuara në pronat e tyre e deri te denoncimet për legalizime objektesh që janë në prona publike, që nuk respektojnë distancën nga objekte të tjera, etj.
k.k
Add new comment